LAJMI I FUNDIT:

Moti i ligë në Itali, breshëri dëmton aeroplanin – piloti detyrohet të bëjë ulje emergjente

Moti i ligë në Itali, breshëri dëmton aeroplanin – piloti detyrohet të bëjë ulje emergjente

Aeroplani i pasagjerëve është dëmtuar rëndë gjatë stuhisë së fortë që goditi të hënën pjesët veriore të Italisë.

Agjencia italiane ANSA bën të ditur se një breshëri jashtëzakonisht i madh ka dëmtuar aeroplanin që po fluturonte nga Milano në Nju Jork, transmeton Telegrafi.


Aeroplani në fluturimin DL185 u ngrit pak para stuhisë nga Milano, megjithatë, u detyrua të ulej në aeroportin e Romës pasi copa akulli dëmtuan trupin dhe krahët e aeroplanit. Për fat të mirë nuk ka patur të lënduar.

Aviokompania Delta tha se aeroplani u devijua në aeroportin e Romës, pasi u përball me “kushte të pafavorshme moti” pas ngritjes.

“Aeroplani u ul i sigurt në aeroportin e Romës pak para orës 14:00 dhe pasagjerët zbritën normalisht. Aeroplani pësoi disa dëmtime gjatë motit të keq, i cili është duke u inspektuar nga ekipi ynë lokal i mirëmbajtjes”, u tha nga kompania.

Një grua, humbi jetën gjatë një stuhie të fortë që përfshiu pjesët veriore të Italisë.

Sipas agjencisë ANSA, gruaja (58) ka ndërruar jetë pasi mbi të ka rënë një pemë, e cila është shembur për shkak të motit të keq në Monza.

Autoambulanca ka mbërritur në vendin e aksidentit, por nuk kanë mundur të bëjnë asgjë, ndërsa zjarrfikësve iu është dashur një kohë e gjatë për të nxjerrë trupin e ngecur nën pemë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Lufta në Ukrainë nuk duket se do të përfundojë së shpejti – paralajmëron shefja e inteligjencës kombëtare amerikane

Lufta në Ukrainë nuk duket se do të përfundojë së shpejti – paralajmëron shefja e inteligjencës kombëtare amerikane

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Kalo në kategori