LAJMI I FUNDIT:

Moti i ftohtë detyron Britaninë e Madhe t’i vendos në gatishmëri dy termocentrale me qymyr

Moti i ftohtë detyron Britaninë e Madhe t’i vendos në gatishmëri dy termocentrale me qymyr

Rrjeti Kombëtar i Britanisë së Madhe (NGESO) ka lëshuar një njoftim lidhur me dy termocentralet me qymyr Drax 5 dhe Drax 6, për t’i lëshuar në funksion për shkak të motit të ftohtë.

Në njoftim thuhet se kjo nuk do të thotë se këto njësi do të përdoren sot, por se janë në dispozicion në rast nevoje.


“Publiku duhet të vazhdojë të përdorë energjinë si zakonisht”, njofton NGESO.

Operatori nënshkroi kontrata me grupin energjetik Drax dhe EDF të Francës në gusht për të zgjatur jetën e katër termocentraleve me qymyr, duke vënë në dukje se ato synohen të përdoren kur të gjitha opsionet e tjera tregtare brenda sistemit janë shteruar.

Agjencia britanike e Sigurisë Shëndetësore (UKHSA) paralajmëroi për mot të ftohtë që mund të zgjasë deri më 16 dhjetor. /Telegrafi/