Mot i kthjellët në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti për të enjten në Shqipëri parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në orët e mëngjesit në relievet malore në lindje.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje 2-20 m/sek intensive dhe me rrahje përgjatë vijës bregdetare dhe zonat e ulëta pranë tyre. Deti parashikohet i forcës 3-4, me lartësi vale 1.2-1.8 metra.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër 8/17 diell
Kukës 2/12 diell pak re
Lezhë 6/18 diell
Dibër 0/11 diell pak re
Durrës 9/19 diell
Tiranë 7/20 diell
Elbasan 7/19 diell
Berat 5/19 diell
Vlorë 8/18 diell
Korçë 2/13 diell pak re
Gjirokastër 3/18 diell pak re
Sarandë 10/19 diell . /Telegrafi/


















































