Mot me diell, temperaturat deri në 30 gradë

20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, kryesisht vranësirat mund të shfaqen rreth relievit malor.
IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-6m/s. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
28/06/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




































