LAJMI I FUNDIT:

Mosmarrëveshje mes dy vëllezërve serb në Ranillug, policia i gjen njërit pushkë gjuetie të prodhuar në Rusi

Mosmarrëveshje mes dy vëllezërve serb në Ranillug, policia i gjen njërit pushkë gjuetie të prodhuar në Rusi

Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit ka njoftuar se të dielën është njoftuar nga ankuesi serb shtetas i Kosovës me banim në një fshat të komunës së Ranillugut se i njëjti ka probleme me të dyshuarin, vëllain e tij G.Dj. (viti i lindje 1967, mashkull kosovar serb).

Njësitet patrulluese nga Stacioni Policor Ranillug me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para kanë mësuar se i dyshuari i lartcekur dyshohet se posedon armë zjarri.


“Me leje nga prokurori i shtetit është kryer një kontrolle në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit ku është gjetur një pushkë gjuetie prodhim rus”, thuhet në njoftim.

Arma e gjetur është konfirmuar si dëshmi për gjykatën ndërsa ndaj të dyshuarit do të ngritët kallëzim penal për veprat penale “Kanosje’’ dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt në prokurorinë themelore. /Telegrafi/