LAJMI I FUNDIT:

Mosmarrëveshje me Kamzën, Neziri largohet nga kampionati shqiptar

Mosmarrëveshje me Kamzën, Neziri largohet nga kampionati shqiptar

Mërgim Neziri duket se do t’i jap fund më herët se që është pritur aventurës së tij tek Kamza në kampionatin shqiptar.

Futbollisti gjilanas e ka nisur mjaftë mirë këtë edicion në elitën e futbollit shqiptar, ku zuri vend në formacionin bazë.


Por befasisht duket se ai dhe Kamza do t’i ndajnë rrugët brenda këtyre ditëve.

Telegrafi merr vesh se lojtari ka pasur disa mosmarrëveshje me kryesinë e klubit dhe pritet shkëputja e kontratës me Kamzën.

24-vjeçari ka zhvilluar 13 ndeshje me fanellën e Kamzës duke munguar në vetëm dy për shkak të kartonëve.

Siç mëson Telegrafi, lojtari ka disa oferta nga jashtë vendit, por nuk mohohet mundësia se mund të nënshkruajë edhe me ndonjë skuadër shqiptare.

Kujtojmë që Neziri iu bashkua Kamzës këtë edicion pasi pati paraqitje të mira me Prishtinën.

Futbollisti nga Gjilani më parë ka luajtur edhe në kampionatin rumun me Botosanin, ndërsa karrierën e ka nisur në Gjermani me Karsluher.

Gjatë karrierës së tij, Neziri ka luajtur edhe për Nurnbergun, Aalenin dhe SV Seligenporten. /Telegrafi/