LAJMI I FUNDIT:

Mosha kur femrat ndihen më së miri për trupin e tyre

Mosha kur femrat ndihen më së miri për trupin e tyre

Shumica e femrave e dinë se ndonjëherë është problem të ndiheni mirë për veten, por një studim i ri ka zbuluar se femrat ndihen më së miri për dukjen e tyre kur janë në vitet e tyre të 30’ta.

Duke filluar nga vitet e hershme të adoleshencës e deri te menopauza, të qenit grua do të thotë se do ta kaloni një jetë me shumë ndryshime dhe emocione, transmeton Telegrafi.


Por sipas një anketimi të ri me 2,000 gra të moshave mbi 50 vjet, ekziston një periudhë kur femrat ndihen më të lumturat për trupin e tyre.

Dhe kjo moshë del të jetë 33 vjet!

Por përse numri 33 është mosha kur vërtet ndiheni mirë për vetveten?

Epo, sipas grave të anketuara, në këtë moshë ato janë ndjerë se e kanë peshën e duhur, nuk kanë pasur rrudha, flokët i kanë pasur në rregull dhe stomaku i tyre ka qenë i rrafshët.

Ndërsa të pyetura se çfarë i bën ato të ndihen keq për vetveten, 62 për qind prej tyre kanë thënë se shtimi i peshës më së shumti ndikon në vetëbesimin e tyre, bashkë me flokët dhe dhëmbët. /Telegrafi/