eksperti-banner

Ekziston një thënie për verën, që thuhet se “gota e parë e verës ka të bëjë me ushqimin, e dyta për dashurinë, kurse e treta për kaosin”, thotë fotografi brazilian Marcos Alberti.

Sipas tij, “projekti pas 3 gotave ka filluar si një shaka ose sikur një lojë pas disa orëve”, ku ai ka fotografuar miqtë e tij pas një, dy dhe tri gotave verë, transmeton Telegrafi.


“Fotografitë e para janë shkrepur sapo kishin arritur mysafirët tanë në studio”, ka deklaruar Alberti i cili është munduar të nxjerrë në pah përmes fotografive, stresin dhe lodhjen e akumuluar gjatë një dite të lodhshme pune.

Por pas disa gotave, fytyrat e mysafirëve kanë ndryshuar në mënyrë drastike, madje disa prej tyre duken edhe qesharak. /Telegrafi/

Vera 1

Vera 2

Vera 3

Vera 4

Vera 5

Vera 6

Vera 7

Vera 8

Vera 9

Vera 10

Vera 11

Vera 12