LAJMI I FUNDIT:

Mos kërkoni falje!

Në ceremoninë e fillimit të Epopesë së UÇK-së, vitin e kaluar, në 11 vjetorin e rënies së Komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjareve të tij ka munguar pjesa kryesore tradicionale e këtij manifestimi, parada e ushtareve të FSK-së.

Vitin e kaluar kjo mungesë e ushtareve të FSK-së e pate zbehur në mas të madhe fillimin e ceremonisë së Epopesë së UÇK-së. Më mos paraqitjen e FSK-së u revoltuan qytetaret e Kosovës, u revoltua edhe familja legjendare e kombit shqiptar, familja Jashari.


Më të drejtë Bekim Jashari, djali i Hamëz Jasharit, i cili në akademinë e mbajtur në Prishtinë më 6 mars pate shprehur revoltën e tij për mospjesëmarrje të trupave të FSK-së në ceremoninë e Epopesë së UÇK-së, ku ndër te tjera tha se menduam se në 11-vjetorin e rënies së dëshmorëve në Prekaz, më të vërtetë u çua në vend amaneti i dëshmorëve dhe thamë: ”Bac u kry!”.

Por doli se kjo punë ende nuk u kry! Gjashtë vjet para rënies u formua ushtria jonë për ta çliruar këtë vend që të jetojmë të lirë dhe të kemi të drejtë t’i nderojmë dëshmorët, ata dëshmorë që na bënë që sot të jetojmë të lirë, të marrim frymë lirisht. Por ajo ushtri që u formua, u trashëgua vit pas viti, ndërsa sot, në 11-vjetorin e rënies së dëshmorëve, këta pasardhës të asaj ushtrie nuk u lejuan që të bëjnë parakalimin e nderit dhe të nderojnë të varrezat e dëshmorëve apo të vënë lule të freskëta të varrezat e dëshmorëve. Ne nuk e dimë se kush dha urdhër që të ndalohet FSK-ja të merr pjesë në ceremoninë e Epopesë së UÇK-së, pyeti me shqetësim atë kohë Bekim Jashari.

Mirëpo këtë vit Qeveria e Republikës së Kosovës u përkujdes që Epopeja e Ushtrisë së lavdishme Çlirimtare të shënohet në mënyrën më të mirë të mundshme.

Nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, dhe më pjesëmarrjen e zyrtareve të lartë shtetëror dhe shumë qytetareve, në kryeqendrën e Kosovës u hap manifestimi Epopeja e UCK-së. Për herë të parë Garda e nderit e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe njësiti i policisë së Kosovës nderuan me parakalimin e tyre këtë ceremoni.

Ndërkaq komandanti i trupave të NATO-s në vendin tonë gjenerallejtënant Markus Bentler mori vendim që të ndërpresë çfarëdo bashkëpunimi më Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ky vendim erdhi pasi Forca e Sigurisë së Kosovës nderoj heronjtë duke marshuar më 5 mars në manifestimin e Epopesë së UÇK-së.

NATO dhe faktori ndërkombëtar në Kosovë edhe jashtë saj duhet të dije se tani Kosova është shtet dhe është duke kryer obligimet e saj shtetërore. Shumë nderime janë bërë nga Garda ceremoniale e FSK-së për personalitete ndërkombëtare dhe vendore e askush nuk kritikoj, e lere më të ngrij marrëdhëniet.

Opozita në vendin tonë është bërë si “gratë e këqija” duke u lëkundur nga qëndrimet e saj shumë shpesh, dhe tani se fundi i kërkoj falje NATO-s, duke kërkuar që edhe Qeveria ta bëjë të njëjtën gjë, por kërkim falja behët, atëherë kur bënë ndonjë gabim që është në dem të qytetareve të vendit e jo kur nderohen heronjtë e kombit.

Prandaj prononcimi i Zëvendës Kryeministrit të Republikës së Kosovës jo vetëm që ishte i drejtë, por edhe ishte mirëpritur nga qytetaret e Republikës së Kosovës se ky rast nuk krijon hendek me NATO-n, duke shtuar se nuk ka asnjë arsye për t’i kërkuar falje Aleancës. Ai tha se pa marrë parasysh çfarë ka ndodhur, marrëdhëniet janë të shkëlqyera dhe do të vazhdojnë të mbeten të tilla. Megjithatë, Kuçi tha se edhe më tutje do të respektohen heronjtë dhe e kaluara e popullit të Kosovës .

Përfaqësuesit ndërkombëtar duhet që kenë të qartë se ashtu sikurse nderojnë dhe respektojnë heronjtë në shtetet e tyre, po ashtu edhe shteti i Kosovës nderon sakrificën dhe gjakun e dëshmorëve të kombit. Falë luftës së armatosur të ushtrisë së lavdishme çlirimtare dhe gjakut të derdhur për liri nga djemtë dhe vajzat më të mira të kombit, bindem botën se jemi të vendosur të luftojmë për lirinë e këtij vendi, duke i detyruar botën demokratike që të intervenojë në Kosovë, pra po të mos ishte sakrifica dhe lufta e popullit shqiptar as prezenca civile e as ushtarake ndërkombëtare nuk do të ishin në vendin tonë.

Është Komandanti legjendar Adem Jashari dhe familja e tij që me flijimin e tyre e zgjuan edhe ndërgjegjësimin ndërkombëtar.

Te vazhdojmë të nderojmë mundin, sakrificën dhe gjakun e derdhur për liri sepse duke nderuar dëshmorët nderojmë të kaluarën tonë të lavdishme, prandaj mos kërkoni falje sepse nuk keni pse të bëni një gjë të tillë.

(Autori është student i Fakultetit Juridik në studimet postdiplomike-Master, drejtimi civil si dhe absolvent në departamentin e shkencave politike dhe administratës publike të UP-së. Kontakti: kushtrimi86@hotmail.com)