LAJMI I FUNDIT:

“As mos guxo”, Adele ndërpret koncertin e saj për të dënuar fenomenin në rritje të fansave që po i gjuajnë me objekte artistët në skenë

“As mos guxo”, Adele ndërpret koncertin e saj për të dënuar fenomenin në rritje të fansave që po i gjuajnë me objekte artistët në skenë

Adele ndërpreu koncertin e saj të fundit në Las Vegas për të ‘goditur’ trendin më të fundit në rritje, të fansave që po godasin artistët me objekte në skenë gjatë performancave të tyre.

Trendi nisi muajin e kaluar kur Bebe Rexha u godit me celular në fytyrë, e ndjekur nga një fanse që hodhi hirin e nënës së saj në skenë, në koncertin e këngëtares Pink.


Adele, e cila vazhdon të performojë gjatë fundjavave në “Ceasar’s Palace Hotel & Casino”, me shaka ‘guxoi’ publikut t’i hidhte diçka, shkruan DailyMail.

Këngëtarja 35 vjeçe, tha: “A e keni vënë re se si njerëzit po harrojnë etikën e shfaqjes së mbretit në këtë moment?”.

Jason Derulo reagon ndaj trendit në rritje të fenomenit kur artistët po sulmohen nga fansat me hedhjen e gjësendeve në skenë
Lexo po ashtu Jason Derulo reagon ndaj trendit në rritje të fenomenit kur artistët po sulmohen nga fansat me hedhjen e gjësendeve në skenë

“Duke hedhur objekte në skenë, i keni parë? As mos guxoni, po guxuat të më hidhni diçka, unë do të t’ju vras mbret”, tha ajo.

Më pas ajo mori në shënjestër me topin e saj të bluzës dhe e gjuajti atë në turmë përpara se t’u thoshte atyre që ‘mos i hidhnin gjërat artistes’, më pas filloi të qeshte se ‘mund të gjuante gjëra ndaj audiencës’.

Kjo vjen pasi Pink, 42 vjeçe, ngeli e shtangur kur një fanse hodhi hirin e nënës së saj të vdekur në skenë.

Ndërkohë diçka të ngjashme ka bërë edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha.

Gjatë një koncerti në New York, ajo u godit në fytyrë me telefon nga një burrë në audiencën e koncertit.

Por nuk ishte vetëm Bebe, pasi pak ditë më pas diçka e ngjashme i ndodhi edhe artistes tjetër shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max.

Ajo ishte duke interpretuar në skenë, kur një djalë u ngjit në skenë dhe e goditi me shuplakë atë në fytyrë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Arbana Osmani dhe Eduarti shijojnë pushimet në Meksikë

Arbana Osmani dhe Eduarti shijojnë pushimet në Meksikë

Magazina
Kalo në kategori