Arbëria ka shënuar një fitore tejet të rëndësishme në udhëtim te Ballkani me rezultat 3-2 dhe vazhdon të mbajë gjallë gjasat për të mbijetuar.

Trajneri i kësaj skuadre, Arbnor Morina ka mbetur i kënaqur nga kjo fitore, por ka paralajmëruar futbollistët e tij, se kanë edhe tri ndeshje për t’i zhvilluar.

“Duhet ta them atë që më flenë në shpirt, në Suharekë është kënaqësi të luash, në një ambient të mirë dhe kundër një ekipi që ka bërë revolucion në futbollin tonë”.

“Si duket ne kemi qenë më pak të ngarkuar dhe e kemi shfrytëzuar këtë rast. Ne po tregojmë papjekuri në lojë, sepse kur po kemi rezultat si vendas ne po pësojmë, mandej po fitojmë si mysafir”.

“Kemi disa lojtarë të lënduar dhe disa lojtarë me kartonë, mirëpo ajo që e ka karakterizuar Arbërinë nga fillimi është se të gjithë e japin 100% e tyre dhe mundohen në mënyrën më të mirë me i mbrojt ngjyrat e klubit. Për sot mund të them që edhe fati ishte me neve”, ka thënë Morina pas ndeshjes.

Arbëria me këtë fitore ka 36 pikë, aq sa Trepça ’89. /Telegrafi/