Morina jep dorëheqje

Kështu, Morina bëhet trajneri i tretë që largohet nga Drita këtë edicion, pas të shkarkuarve Musa Selimi e Milaim Zuzaku. “Unë nuk e kam ndërmend të shkoj më te Drita. Kam dhënë dorëheqje dhe arsyet do t’ia komunikoj Ismajl Rashitit dhe Saqip Shalës”, ka thënë , Morina, i cili në fillim të sezonit kishte dhënë dorëheqje edhe nga posti i Feronikelit, gjatë stinorit vjeshtor, për të marrë më pas drejtimin e Dritës.
Morina e lë Dritën në pozitën e gjashtë të Superligës me 31 pikë të tubuara, ndërsa besohet se drejtimin e ekipit nga Gjilani, ka gjasa ta marrë Bekim Isufi, i cili edhe në të kaluarën e ka drejtuar këtë skuadër. /Koha/Telegrafi/

Nga
Telegrafi
10/04/2014








































