LAJMI I FUNDIT:

Morina i bën thirrje tifozëve për derbi

Morina i bën thirrje tifozëve për derbi

Trajneri i Gjilanit, Arbnor Morina, para sfidës së derbit me rivalin lokal Dritën, ka porositur dashamirët e futbollit.

“Të shtunën zhvillohet derbi i madh lokal dhe kosovar në mes Gjilanit dhe Dritës, për mua është një kënaqësi ta përjetoj rivalitetin sportiv dhe për këtë jam i lumtur që i takoj këtij derbi fantastik”.


“Unë me futbollistët e mijë dëshiroj që edhe kësaj here të tregojmë që ky derbi fillon dhe mbaron me lojë të mirë dhe spektakël dhe këso ndeshje i duhen futbollit kosovar”, ka deklaruar Morina për Rajonipress.

Morina ndihet krenar që në shkallët e stadiumit do të jenë dy tifozërit kundërshtare “Skifterat” dhe “Intelektualët”.

“Dy tifozeritë janë mjeshtër të llojit të vetë për të krijuar atmosferë futbollistike, e mbi të gjitha jam i lumtur që asnjëherë gjerë më tani nuk ka ndodhë as ma i vogli ekses dhe kjo duhet të lavdërohet, dhe futbollistët në fushë duhet t’i shpërblejnë me angazhimin e tyre”, shtoi Morina.

Morina ka bërë të ditur se në radhët e gjilanasve do të kenë disa mungesa.

“Në radhët tona i kemi disa mungesa, por ata që do të paraqiten në fushë do të japin gjithçka nga vetja për rezultat pozitiv dhe për të nderuar ngjyrat e klubit, ndërsa tifozët tanë “Skifterat” edhe kësaj radhe do t’i kemi mbështetës të pakontestueshëm dhe ju bëj apel që vetëm në mënyrë sportive nderoni emrin e juaj dhe ngjyrat e klubit”, ka përfunduar trajneri Arbnor Morina.