LAJMI I FUNDIT:

Mori me qira një Lamborghini Huracan, nën ndikim të alkoolit 32-vjeçari shkatërroi veturën sportive në Zvicër

Mori me qira një Lamborghini Huracan, nën ndikim të alkoolit 32-vjeçari shkatërroi veturën sportive në Zvicër

Alkooli dhe vozitja nuk janë kombinim i mirë, e në veçanti kur bëhet fjalë për vetura shumë të fuqishme dhe të shpejta.

Thonë se veturat e marra me qira janë më të shpejtat në botë, e kur kësaj ia shtojmë edhe fuqinë motorike dhe alkoolin – është një recetë katastrofale, transmeton Telegrafi.

Një 32-vjeçar nga Zvicra është bindur për këtë në mënyrën më të rëndë të mundshme. Së bashku me një pasagjer tjetër morën me qira një Lamborghini Huracan me të cilin udhëtuan në Bern.

Megjithatë pa i kaluar gjysmë ore në afërsi të Suhra në Zvicrës, shoferi humbi kontrollin dhe doli nga rruga.

Edhe pse arsyeja e saktë e humbjes së kontrollit mbi veturën sportive nuk dihet akoma, në fotografitë e shpërndara nga policia kantonale shihet vetura në autostradë pranë një rrethoje mbrojtëse.

Fati në fatkeqësi, asnjëri prej pasagjerëve në Lamborghini nuk është lënduar. Huracan megjithatë nuk e pati atë fat. Pësoi dëmtime në pjesën e përparme nga ana e shoferit, që pothuajse e tërë maska mbrojtëse i është hequr.

Policia në kantonin Argau ka konfirmuar se 32-vjeçari ishte i dehur derisa po drejtonte mjetin motorik. Në natën e ndërrimit të moteve autoritet kanë bërë thirrje për më shumë kujdes në komunikacion. /Telegrafi/