LAJMI I FUNDIT:

Morena Taraku shprehet krenare për të atin, i cili u shpërblye me çmimin për vepër jetësore në MonoAKT 2021

Morena Taraku shprehet krenare për të atin, i cili u shpërblye me çmimin për vepër jetësore në MonoAKT 2021
Foto: Selami Taraku/Facebook

Janë ndarë sot (e enjte) çmimet vjetore për edicionin e tetë të festivalit MonoAKT 2021.

Ngjarja e cila është zhvilluar në Teatrin “Istref Begolli” në Pejë, ka shpërblyer me çmime emra të njohur nga kinematografia vendore.


Çmim special për “vepër jetësore” i është dhënë regjisorit të njohur me prejardhje nga Peja, Selami Tarakut.

Foto: Selami Taraku/Facebook

Regjisori i cili është i njohur për prodhimet e tij të shumta kinematografike dhe teatrale, është gjegjësisht i njohur edhe si babai i këngëtares dhe modeles së njohur shqiptare, Morena Taraku.

Kjo e fundit, është shprehur tejet krenare me këtë të arritur të të atit, duke e shprehur gëzimin e saj në rrjetet sociale.

Ajo publikoi në InstaStory listën e çmimeve që u ndanë në MonoAKT 2021, duke nënvizuar çmimin special që i është dhuruar babait të saj.

Foto: Morena Taraku/InstaStory

“Ti e meriton sepse asnjëherë nuk u ndale së dhëni në artin shqiptar…përveçse gjithë atyre shfaqjeve, e veprave rritë edhe shumë studentë që sot marrin çmime botërore nëpër botë…të dua shumë babai, urime nga zemra”, kanë qenë fjalët e Morenës në InstaStory.

Morena Taraku përndryshe ka treguar gjithnjë në intervista se babai është pika e dobët e saj dhe se ka një lidhje tejet të veçantë me të – dashuri e cila është rritur edhe më shumë me largimin e nënës së saj nga kjo botë. /Telegrafi/

Foto: Selami Taraku/Facebook

Në trend Magazina

Më shumë
Martohet çifti i Big Brother VIP Kosova, Urimi dhe Alisa

Martohet çifti i Big Brother VIP Kosova, Urimi dhe Alisa

Magazina
A e ke tradhtuar gruan? Elita Rudi vë në siklet Gjikon në mes të emisionit

A e ke tradhtuar gruan? Elita Rudi vë në siklet Gjikon në mes të emisionit

Magazina
Diddy kërkon falje pas publikimit të pamjeve ku shihej duke e rrahur ish-të dashurën

Diddy kërkon falje pas publikimit të pamjeve ku shihej duke e rrahur ish-të dashurën

Magazina
U mundua të mbulohej, por Erjola Doçi zbulon më shumë se ç'duhet teksa po kërcente në spektaklin e BBVA

U mundua të mbulohej, por Erjola Doçi zbulon më shumë se ç'duhet teksa po kërcente në spektaklin e BBVA

Magazina
Romeo tregon këshillat që ia ka dhënë Donaldi para se të hynte në BBVA: Ka qenë e vështirë të luftoja pa të në krah

Romeo tregon këshillat që ia ka dhënë Donaldi para se të hynte në BBVA: Ka qenë e vështirë të luftoja pa të në krah

Magazina

"Për dashurinë e jetës sime" - mesazhi prekës i Ronaldos në fustanin që veshi Georgina Rodriguez

Magazina
Kalo në kategori