Morena Taraku është njëra nga artistet më të pëlqyera shqiptare.

Bukuroshja jonë është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, ndërsa me fansat e saj ndan postime të llojllojshme. Me anë të disa imazheve të publikuara në llogarinë e saj personale, Instagram, Taraku shihet në studio duke punuar për këngën e re.

Bashkë me të është edhe vëllai i reperit shqiptar, Getoar Selimi, Liberiani, e cila duket se këtë projekt ia ka besuar atij.

Liberian Selimi (Foto:InstaStory)

Morena Taraku (Foto:InstaStory)

E fundit këngë e lansuar nga Morena është “Dashni”, në bashkëpunim me Sabri Fejzullahun, projekt ky që numëron mbi një milion shikime në platformën, YouTube.

Theksojmë se 26 vjeçarja tanimë është zhvendosur në Turqi, atje ku edhe po e zhvillon karrierën e saj. Ajo ka mbajtur një koncert në Stamboll me ç’rast ishte shpërblyer edhe me një çmim. /Telegrafi/