Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku, është zgjuar mëngjesin e së mërkurës me një lajm të kobshëm.

Kjo pasi miku i saj i ngushtë, Eronit Sermaxhaj, ka ndërruar jetë.


Lajmi është konfirmuar nga familjarët e tij, teksa me të marrë vesh, Morena e shprehu pikëllimin e saj përmes rrjeteve sociale.

Ajo publikoi në InstaStory disa imazhe me të ndjerin, ndërsa nuk i kurseu dedikimet e sinqerta për shokun e saj.

morena

“Dhe unë do të tregoj ty të gjitha rreth kësaj kur të shohë prapë miku im...Do të më mungojë çdo sekondë me ty, Ero im”, ka shkruar Taraku në InstaStory.

E njëjta më pas ndau me ndjekësit në InstaStory edhe një tjetër imazh, ku shfaqej duke i dhënë një përqafim të ngrohtë Sermaxhajt.

morena33

“Deri sa të takohemi përsëri...”, ka shkruar këngëtarja dhe modelja e njohur në postimi ne radhës.

Eroniti përndryshe prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë së cilës nuk i ka bërë dot ballë. /Telegrafi/

morena2