LAJMI I FUNDIT:

Morena Taraku e shokuar nga sjellja e doktorit në Podujevë, i bën thirrje publike Kurtit: Dashtë Zoti i ke prioritet spitalet dhe rritjen e pensioneve

Morena Taraku e shokuar nga sjellja e doktorit në Podujevë, i bën thirrje publike Kurtit: Dashtë Zoti i ke prioritet spitalet dhe rritjen e pensioneve

Në mbrëmjen e së enjtes ka qarkulluar në media një video, ku shihet se si një mjek në Podujevë është sjellë në mënyrë të pahijshme karshi një pacienti të moshuar, i cili kishte shkuar për kontroll jashtë orarit për të disatën herë radhazi.

Për mjekun i cili tashmë është arrestuar nga organet e rendit dhe po protestohet në Podujevë për lirimin e tij, ka pasur reagime të shumta edhe në rrjetet sociale.

Me të parë videon, e modelja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Morena Taraku, bëri një reagim në InstaStory, duke treguar së është tronditur me të parë sjelljen e doktorit.

Foto: Morena Taraku/InstaStory

“O Zot tmerr çfarë trajtimi nga mjeku. Keq që ligji i Hipokratit nuk e ka dhe një nen shumë më shumë…se shumica e doktorëve janë shndërruar në kasapi dhe kanë humbur ndjenjat…por ja që të shkretit pleq duhet të durojnë edhe bërtimat e tyre se ata kanë pozitë…trupi ndryshe nuk është”, shkroi fillimisht ajo.

Më pas, Taraku në një shkrim tjetër të publikuar në InstaStory i ka bërë thirrje publike Kryeministrit Albin Kurti, që të ketë prioritet rregullimin e spitaleve dhe rritjen e pensioneve për të moshuarit.

Foto: Morena Taraku/InstaStory

“I madh është ai që ka pozitë por ka shpirtin me vete. Pozita dhe profesioni nuk të dallon nga asgjë nga ata që drejtohen drejt teje për ndihmë…Albin Kurti, dashtë Zoti gjëja e parë që kontribuon në Kosovë janë rregullimi i spitaleve dhe rritjen e pensioneve…që ata të jenë të zotët e vetës e mos të lusin as fëmijët e vet e as njerëz në pozitë për nevojat e veta”, ka shkruar tutje Morena.

Bukuroshja e njohur përndryshe prej vitesh është shpërngulur në Stamboll të Turqisë për të jetuar, ndërsa ndjek me vëmendje zhvillimet në shtetin e saj, Kosovë. /Telegrafi/

Foto: Morena Taraku/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
“Nuk e kisha përjetuar asnjëherë”, Sara Hoxha flet për raportin me Ledri Vulën: Shumë e vështirë të rrisësh një fëmijë pa partnerin

“Nuk e kisha përjetuar asnjëherë”, Sara Hoxha flet për raportin me Ledri Vulën: Shumë e vështirë të rrisësh një fëmijë pa partnerin

Magazina
Heidi dhe Romeo po shijojnë lidhjen jashtë shtëpisë së BBVA, publikojnë fotografi nga xhakuzi

Heidi dhe Romeo po shijojnë lidhjen jashtë shtëpisë së BBVA, publikojnë fotografi nga xhakuzi

Magazina
Çifti Luiz Ejlli dhe Kiara Tito marrin surprizën e veçantë nga fansi

Çifti Luiz Ejlli dhe Kiara Tito marrin surprizën e veçantë nga fansi "i zjarrtë” - publikohen fotografitë e tyre në Times Square, New York

Magazina
Rita Ora tregon se pse është kaq punëtore: Kur vjen nga një vend që nuk ka pasur shumë, atëherë mësohesh me etikën e punës

Rita Ora tregon se pse është kaq punëtore: Kur vjen nga një vend që nuk ka pasur shumë, atëherë mësohesh me etikën e punës

Magazina
Stresi flet për 30 mijë eurot që ia kishte premtuar Xhulit në BBVK: Mbaroi duke lypur e askush nuk po i jep një çmim të parë

Stresi flet për 30 mijë eurot që ia kishte premtuar Xhulit në BBVK: Mbaroi duke lypur e askush nuk po i jep një çmim të parë

Magazina

"Gjersa Ronaldo po qante, ti po fotografoje të pasmet e tua", tifozët të ashpër me Georgina Rodriguez pas humbjes së Al Nassr

Magazina
Kalo në kategori