Samsung po bëhet gati që ta lëshojë treg monitorin gjigant Odyssey Ark i cili ka ekran prej 55 inç gjatë muajit gusht, sipas një raporti nga mediat koreane. Monitori, për të cilin fillimisht u flit në janar në CES, raportohet se u fut nëpër disa programe certifikimi të cilat duhet të kryhen përpara se të dal në shitje.

Detajet rreth monitorit ende janë të pakta. Kompania tha se ekrani do të ketë panel me rezolucion 16:9 4K, dhe se mbështetësja e saj mbështet qëndrimin e drejt, animin dhe rrotullimin e ekranit, transmeton Telegrafi.

Ata gjithashtu bënë të ditur se monitori do të dal në treg në gjysmën e dytë të vitit 2022.

Të jemi të sinqertë, nëse ju shfaqeni me një monitor dhe thoni se ai do të qëndrojë fizikisht si një kullë para juve, njerëzit do t’i kushtojnë vëmendje asaj që ju e thoni, edhe në qoftë se ju nuk e jepni ndonjë informatë rreth çmimit ose shkallës së rifreskimit.

The Verge shkruan se e kanë pëlqyer shumë ekranin, dhe se kur erdhi koha për të dhënë çmimet në CES 2022 ata i dhanë çmimin e më të mirit. Por pasi që shumë njoftime u dhanë gjatë CES 2022, mund të jetë e vështirë t’i mbash në mend të gjitha se çfarë u thanë, dhe se mund të duket si një ëndërr deklarata e Samsung se do ta lëshojnë në treg një ekran jashtëzakonisht të lakuar.

Por që thashethemet se në fakt së shpejti ky ekran do të dalë së shpejti në treg, na bënë që ta presim fillimin e shitjes me padurim. /Telegrafi/