LAJMI I FUNDIT:

Monica Bellucci dhe Tim Burton flitet se janë në një lidhje dashurie prej katër muajsh

Monica Bellucci dhe Tim Burton flitet se janë në një lidhje dashurie prej katër muajsh

Aktorja italiane, Monica Bellucci dhe producenti Tim Burton, thuhet se kanë nisur një lidhje fshehurazi që katër muaj.

Çifti u takuan për herë të parë para 16 viteve, por thuhet se kanë filluar të takohen pasi u panë me njëri-tjetrin në Festivalin e Filmit “Lumiere” në Lyon në tetor.


Monica, 58 vjeçe, e cila ishte e ftuar speciale në festival – i dha Timit, 64 vjeç, çmimin ‘Lumiere’ për arritjet e tij në karrierë.

Foto: Getty Images

Teksa iu dorëzua çmimi, Tim tha: “Gjatë gjithë jetës sime së bashku, nuk kam ndjerë kurrë kaq shumë dashuri sa sonte”.

Paris Match shkruan se Monica dhe Tim “u takuan shkurtimisht në shkallët e Palais des Festivals në Kanë në vitin 2006, por vetëm 16 vjet më vonë, prapa skenave të një festivali tjetër, ata u afruan më shumë”.

Të gjitha lajmet nga Monica Bellucci
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Monica Bellucci

Monica ka qenë beqare që kur u nda nga artisti Nicolas Lefebvre në vitin 2019.

Foto: Getty Images

Më parë ishte e martuar me Vincent Cassel nga 1997-2013.

Ish-modelja u takua me Casselin në vitin 1996 në xhirimet e filmit “l’Appartement” të Gilles Mimouni.

Ata kanë dy vajza, Deva, e cila ka lindur në vitin 2004 dhe Leonie, e cila erdhi në jetë në vitin 2010.

Foto: Getty Images

Ata ishin së bashku për tre vjet përpara se të martoheshin në një ceremoni në Monako, në Rivierën Franceze.

Tim ishte në një lidhje me aktoren e “The Croën”, Helena Bonham Carter, 56 vjeçe, por fatkeqësisht ata u ndanë në vitin 2014.

Foto: Getty Images

Të njëjtit nuk u martuan kurrë, por ishin së bashku për 13 vjet dhe kanë dy fëmijë: djalin Billy, 20 vjeç dhe vajzën Nell, 16 vjeçe. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Magazina

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina

"Produksioni doli keq, nuk ishte marrëveshje" - Roberti flet për postimin që u bë viral dhe zbulon 'tradhtinë' që Xhensila ia bëri Besit

Magazina
Kalo në kategori