LAJMI I FUNDIT:

Momenti i vrasjes së pjesëtarit të klanit mafioz serb – që ka përdorur identitet të rremë – para syve të gruas dhe fëmijës së tij në Brazil

Momenti i vrasjes së pjesëtarit të klanit mafioz serb – që ka përdorur identitet të rremë – para syve të gruas dhe fëmijës së tij në Brazil

Krimineli serb Darko Geisler Nedeljkoviq (43) u vra në Sao Paulo të Brazilit më 5 janar, kur u qëllua nga një sulmues i panjohur para shtëpisë ku jetonte me familjen e tij.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Nedeljkoviq dyshohet se ishte një anëtar i klanit kriminal “Skaljar” dhe ai u vra të premten në mbrëmje kur po ngiste një biçikletë me gruan dhe fëmijën e tij në bregdetin e Sao Paulos.


Dhe siç raportojnë mediat, në disa pamje të publikuara, shihet sulmuesi duke vrapuar dhe duke qëlluar tri të shtëna në drejtim të tij.

Në atë moment Nedeljkoviq ka rënë në trotuar, kurse fëmija ka rënë nga biçikleta.

Theksohet se Nedeljkoviq përdori një identitet të rremë në Brazil, Dejan Kovaq.

Ai punonte në një punishte zdrukthtarie, thanë fqinjët për mediat braziliane.

Ndërkohë thekson klix.ba, mediat serbe spekuluan se Darko Geisler nuk ishte gjallë, pasi i humbën të gjitha gjurmët pas vrasjes së Andrija Mrdakut në Beograd në vitin 2014, në të cilën ai mori pjesë.

Sipas mediave braziliane dhe të raportuara nga mediat serbe, ambulanca ka arritur, por pa arritur të bëjë gjë.

Geisler ishte i lidhur me disa grupe kriminale në Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë dhe është interesante që askush nuk e raportoi zhdukjen e tij në atë kohë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Kalo në kategori