LAJMI I FUNDIT:

Momenti tmerrues i ish-yllit të Brazilit, Fred, kur iu drejtua arma dhe makina iu vjedh

Momenti tmerrues i ish-yllit të Brazilit, Fred, kur iu drejtua arma dhe makina iu vjedh

Ish-lojtar i kombëtares braziliane, Fred, ish ka përjetuar një situatë të tmerrshme në Rio De Zhaneiro.

Sulmuesi i pensionuar, i cili sot punon si drejtor i departamentit të sportit te Fluminense, po kthehej në shtëpi nga stadiumi Maracana pas fitores së klubit të tij ndaj Sao Paulos (1-0).


Në orët e vona të natës nga e mërkura deri të enjten, kur mbaroi mbledhjen e klubit, ai u ndalua nga një bandë në rrugën e qytetit.

Njëri nga grabitësit i drejtoi një armë në kokë, pas së cilës Fred u largua nga makina dhe u shtri në tokë me duart në kokë.

Ai kaloi rreth 20 sekonda në një pozicion të tillë para se të kërkonte ndihmë, ndërkohë që anëtarët e bandës ishin larguar tashmë me makinën e tij.

Daily Mail shkruan se tre persona me një makinë të bardhë kanë ndjekur Fredin, ndërsa dy të tjerë me motoçikleta kanë shikuar nëse po vinte policia.

Përveç makinës, Fredit i është vjedhur edhe celulari.

Fred, emri i plotë i të cilit është Frederico Chaves Guedes, është një legjendë e Fluminense dhe golashënuesi i dytë më i mirë në histori me 199 gola në të gjitha garat.

Gjatë karrierës së tij, ai ka luajtur edhe për Cruzeiro, Lyon dhe Atletico Mineiro.

Ai ka 39 paraqitje dhe 18 gola për kombëtaren braziliane, ku u paraqit në Kampionatet Botërore në 2006 dhe 2014. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Ndërkombëtare
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Gjest i shëmtuar nga tifozët e Atletico Madridit, Nico Williams ndalon lojën në gjysmë për shkak të koreve raciste

Gjest i shëmtuar nga tifozët e Atletico Madridit, Nico Williams ndalon lojën në gjysmë për shkak të koreve raciste

La Liga
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Kalo në kategori