LAJMI I FUNDIT:

Momenti kur policia i gjejnë stjuardesës në aeroplan 500 mijë dollarë, të cilat ishte munduar t’i kontrabandojë jashtë vendit (Video)

Momenti kur policia i gjejnë stjuardesës në aeroplan 500 mijë dollarë, të cilat ishte munduar t’i kontrabandojë jashtë vendit (Video)

Një stjuardesë e një aviokompanie indiane është arrestuar, pasi është zënë duke tentuar të kontrabandojë jashtë vendit hiq më pak se 500 mijë dollarë.

Autoritet po kontrollonin valixhet e stjuardesës Devshi Kulshreshtha, 25-vjeçe, brenda të cilave gjetën mijëra dollarë të fshehura në kutinë e produkteve të bukurisë (kozmetike) dhe atë të këpucëve, transmeton Telegrafi.


Në videon e publikuar më poshtë shfaqet momenti kur zbulohen paratë që ishin mbështjellë me folje, dhe që ishin fshehur në produktet e kozmetikës.

Ndërkaq arsyeja pse ishin mbështjellë me folje, është fakti se skaneri me rreze X nuk mund t’i detektoj gjësendet.

Si rezultat i këtij veprimi, Kulshreshtha është arrestuar dhe dje është paraqitur në bankën e të akuzuarve. /Telegrafi/