LAJMI I FUNDIT:

Momenti kur nxjerrën trupa njerëzish nga koncerti i Soolking, detaje se si erdhi deri te tragjedia ku humbën jetën pesë fansa

Momenti kur nxjerrën trupa njerëzish nga koncerti i Soolking, detaje se si erdhi deri te tragjedia ku humbën jetën pesë fansa

Soolking është një ndër reperët më të njohur të momentit në rrafshin ndërkombëtar. Algjeriani u bë i njohur edhe te publiku shqiptar edhe në saje të një bashkëpunimi me këngëtaren, Dhurata Dora.

Bashkëpunimi, por edhe një numër i madh i hiteve, rep-artisti ka bërë që të zgjojë interesim të madh të fansave, të cilët shkojnë ta përcjellin në koncerte anembanë globit.


Një të tillë e ka mbajtur në vendlindje, por shkaku i një rrëmuje të krijuar e kanë pësuar me jetë pesë njerëz, të cilët kanë ndërruar jetë disa prej tyre edhe në vendngjarje. Gjithashtu sipas mediave lokale, 20 persona kanë përfunduar në spital.

Raportohet se kapaciteti i stadiumit ishte prej 15 mijë vendeve, por organizatorët kanë shitur më tepër se që duhet bileta. Besohet se në stadium ishin 25 mijë persona, ku ata që ishin të vendosur në fushë mezi kishin hapësirë për të lëvizur. Gjendje u përkeqësua kur autoritetet kanë hapur dyert e stadiumit dhe si pasojë e kësaj, ka ardhur deri te incidenti fatal.

Koncerti ka vazhduar deri në fund pasi organizatorët nuk kishin njoftuar për incidente të mundshme.

Tashmë janë publikuar edhe pamjet e para e transportimit të të lënduarve, por të disa prej tyre që mendohet se kanë vdekur në stadium.

Edhe Dhurata Dora performoi me Soolkingun hitin "Zemër" në koncertin ku kanë vdekur së paku pesë persona
Lexo po ashtu Edhe Dhurata Dora performoi me Soolkingun hitin "Zemër" në koncertin ku kanë vdekur së paku pesë persona

Autoritetet hetimore dhe policore të Algjerisë tanimë kanë nisur hetimet e para rreth shkakut të incidentit fatal dhe shumë shpejt do të dalin me rezultatet e para.

Ndryshe, dueti i tyre “Zemër” ka thyer të gjitha rekordet pasi numëron plot 246 milionë shikime në YouTube. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

Magazina
“Pashë telefonin dhe ishte lajmërimi” - Sara Gjordeni tregon si mori vesh për vdekjen e të atit

“Pashë telefonin dhe ishte lajmërimi” - Sara Gjordeni tregon si mori vesh për vdekjen e të atit

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

Magazina
Ledioni dhe opinionistët futen në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Ledioni dhe opinionistët futen në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Magazina
Kalo në kategori