LAJMI I FUNDIT:

Momenti kur furgoni godet Porsche-në e 40 mijë dollarëve dhe e hedh në ujë (Video)

Momenti kur furgoni godet Porsche-në e 40 mijë dollarëve dhe e hedh në ujë (Video)

Ky është momenti kur një veturë luksoze prej rreth 40 mijë dollarësh përfundoi në ujë, pasi u përplas aksidentalisht nga një shofer i shpërndarjes.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, vetura luksoze Porshe, ishte parkuar jashtë një garazhe veturash klasike kur u rrëzua në Canal Regent në Islington, në veri të Londrës.


Furgoni po ashtu gati goditi një Mercedes aty afër, gjithashtu në pronësi të shitësve të makinave luksoze.

Pronari i garazhit ka thënë se një “zhurmë” e alarmoi atë, duke e kuptuar se diçka nuk ishte në rregull, të mërkurën në mesditë.

“Unë isha me një mekanik që merrej me një Ferrari dhe dëgjova një zhurmë të fortë, pastaj isha duke shikuar përreth dhe ishte kanali”.

Ai ka thënë se megjithatë është i kënaqur se përveçse vetura të tjera nuk u hodhën në lumë, nuk kishte asnjë të lënduar. /Telegrafi/