LAJMI I FUNDIT:

Momenti dramatik kur shkëmbi bie vetëm disa metra larg shtëpive në një plazh në Angli

Momenti dramatik kur shkëmbi bie vetëm disa metra larg shtëpive në një plazh në Angli

Një moment dramatik ka regjistruar një kamerë, ku një shkëmb në plazhin Whipsiderry, në Newquay të Anglisë, rrëshqiti dhe ra vetëm disa metra larg shtëpive.

Raportohet se shkëmbi rrëshqiti rreth orës 13:00, duke shkaktuar një zhurmë të madhe.


Vendasit u paralajmëruan të qëndrojnë larg asaj zone, pasi pritet të ketë rrëshqitje të tjera gjatë orëve të ardhshme, përcjell Telegrafi.

Plazhi Whipsiderry është në qendër të një debati për ndërtimin e shtëpive luksoze, raporton dailymail.

Living Quarter Properties, fitoi lejen për ndërtimin e shtatë shtëpive me vlerë prej 1 milion euro, por kjo u kundërshtua edhe nga Princi William dhe ylli i Love Island, Lucie Donlan.

Kjo për faktin se puna fillestare e gërmimit ka shkaktuar shembjen e 1000 tonë gurëve në plazh, duke rrezikuar jetën e mijëra njerëzve.

Për ndalimin e punimeve në atë zonë është angazhuar grupi i komunitetit Save Whipsiderry dhe janë organizuar protesta të shumta, të cilat tregojnë pakënaqësi nga ana e aktivistëve.

Puna u ndal kur Dukati, i cili zotëron një pjesë të plazhit, pezulloi licencën që u dha ndërtuesve qasje në plazh.

Punime thuhet se nuk do të ketë deri sa të dakordohen ndërtuesit dhe autoritetet ligjore përkatëse, se ndërtimet do të kryhen në mënyrë të sigurt.

Policia ka konfirmuar se nuk ka të lënduar dhe ka vendosur një kordon për të parandaluar hyrjen në zonën e rrezikut, duke bërë thirrje që njerëzit të qëndrojnë larg zonës, për të qenë të sigurt. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Piloti australian detyrohet që për tri orë të fluturojë mbi aeroport për ta shpenzuar karburantin, arrin të aterrojë në pistë pa rrota

Piloti australian detyrohet që për tri orë të fluturojë mbi aeroport për ta shpenzuar karburantin, arrin të aterrojë në pistë pa rrota

Australia
Inteligjenca ukrainase arreston agjentët rusë, planifikonin të kryenin sulme terroriste në Kiev – kishin për mision vendosjen e bombave

Inteligjenca ukrainase arreston agjentët rusë, planifikonin të kryenin sulme terroriste në Kiev – kishin për mision vendosjen e bombave

Evropa

"Gjëra që ndodhin vetëm në ëndrra" - fermeri amerikan që gjeti një grumbull monedhash ari zbulon detaje nga gjetja e tij

Botë
Momenti kur makina e politikanit pro-Putin shpërthen në “tentativë për vrasje” - pasi ai doli vullnetar për të luftuar në Ukrainë

Momenti kur makina e politikanit pro-Putin shpërthen në “tentativë për vrasje” - pasi ai doli vullnetar për të luftuar në Ukrainë

Botë
Forcat ukrainase godasin depot e municionit të ushtrisë së Putinit në rajonin e Luhanskut – në afërsi të kufirit me Rusinë

Forcat ukrainase godasin depot e municionit të ushtrisë së Putinit në rajonin e Luhanskut – në afërsi të kufirit me Rusinë

Evropa
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Kalo në kategori