LAJMI I FUNDIT:

Momentet legjendare të ekipit Bad News Eagles kundër ekipit brazilian MIBR

Momentet legjendare të ekipit Bad News Eagles kundër ekipit brazilian MIBR

Paraqitja fantastike e ekipit shqiptar nga Kosova, Bad News Eagles, mundësoj fitoren e tyre kundër ekipit brazilian për të siguruar pjesëmarrjen në fazën ‘Legends Stage’ të turneut më të madh të CS:GO.

Bad News Eagles doli fitues i ndeshjes kundër ekipit brazilian MIBR, me rezultat të përgjithshëm 2:1 me mapa.


Gjithçka filloj me raundin e parë të mapit të parë, kur ‘rigoN’ tregoj edhe njëherë arsyen pse janë pjesë e këtij turneu, duke eliminuar katër lojtarë të ekipit MIBR.

Por ‘rigoN’ nuk u mjaftua nga kjo, përsëri në raundin e dytë eliminoj katër lojtarë të ekipit MiBR, duke treguar edhe njëherë se është në formë të mirë, në njërën nga ndeshjet më të rëndësishme të jetës së tij.

Të njëjtin veprim e bëri edhe ‘SENER1’, në po të njëjtin map, ku për pak sa nuk fitoj raundin një kundër pesë, duke eliminuar katër lojtarë të ekipit MIBR.

Aksionet nuk mungojnë as nga kapiteni i ekipit ‘sinnopsyy’, i cili eliminon katër lojtarë të ekipit MIBR, në raundin e parë të mapit të dytë ‘Ancient’

Ndërkaq komplet ndeshjen e përmbylli ‘juanflatroo’, duke eliminuar dy lojtarët e fundit të ekipit MiBR, për t’ia siguruar fitoren ekipit të tij.

/Telegrafi/