LAJMI I FUNDIT:

Momente emocionuese: Luiz Ejlli përlotet nga letra e nënës në BBVA

Momente emocionuese: Luiz Ejlli përlotet nga letra e nënës në BBVA
Foto: Instagram

Mbrëmë (e martë) iu bë një surprizë e bukur moderatores Kiara Tito, ku në shtëpinë e Big Brother VIP Albania kishte ardhur babai i saj nga Italia.

Menjëherë pas kësaj, një befasi i është bërë edhe banorit tjetër të kësaj shtëpie, Luiz Ejllit.


Ky i fundit u thirr në dhomën e rrëfimit nga Arbana Osmani, ndërsa ndau disa detaje me publikun nga jeta dhe fëmijëria.

Artisti shkodran foli edhe për babanë tashmë të ndjerë si dhe për raportin që ruan me të ëmën.

Eva Alikaj, banorja më e re e Big Brother VIP Albania
Lexo po ashtu Eva Alikaj, banorja më e re e Big Brother VIP Albania

Ndonëse nëna i jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ajo i kishte dërguar një letër duke i dhënë forcë më shumë që të vazhdojë garën.

Letra e përloti aq shumë Ejllin, i cili në një moment theksoi se shpreson që kur të dalë nga Big Brother të mos ketë nevojë më të punojë e ëma, pasi sipas tij ka sakrifikuar shumë në jetë.

Luizi ndërkohë konsiderohet si një nga lojtarët më të fortë brenda që ka fituar simpatinë e publikut në masë të madhe. /Telegrafi/