LAJMI I FUNDIT:

Moldavja tenton disa herë të vrasë me helm miu bashkëshortin shqiptar

Moldavja tenton disa herë të vrasë me helm miu bashkëshortin shqiptar

Disa herë radhazi tentoi të vriste të shoqin me helm minjsh dhe në përfundim të një hetimi nga Prokuroria e Riminit, u vu në pranga. E arrestuara është një 46-vjeçare me origjinë moldave, e denoncuar pasi bashkëshorti i saj shqiptar u shtrua disa herë në spital.Sipas hetimeve të autoriteteve italiane, 46-vjeçarja e kishte helmuar disa herë bashkëshortin e saj 54-vjeçar. Hetimet nisën në Korrik të 2022-t dhe zbuluan se ajo kishte tentuar ta vriste burrin duke përdorur helm për minjtë.

Mediat italiane, që përcjellin lajmin, thonë se nga analizat rezultoi se në gjakun e 54-vjeçarit kishte gjurmë të Bromadiolone dhe Coumatetralyl, elementë kimikë që gjenden në këtë helm.


Por dyshimet nuk lindën nga bashkëshorti. Në muajt e shkuar në fakt ishte shtruar disa herë në spitalin e Riminit, thuajse gjithmonë me të njëjtat simptoma.

Kur u paraqit për të disatën herë në spital, ekipi mjekësor vendosi që të zbulonte më shumë për shkakun, duke kërkuar analiza që konfirmuan se ai ishte helmuar. Në këtë pikë, mjekët krahasuan analizat me herët e mëparshme që ishte shtruar dhe kuptuan se çdo herë që 54-vjeçari ishte shtruar në spital, kishte qenë sepse kishte marrë doza të substancës vdekjeprurëse.

Në panoramë e qartë që çoi në denoncimin e gruas, deri në arrestimin e saj pas hetimeve të Prokurorisë së Riminit.

Arrestimi i saj ndodhi më 28 Qershor, më pas u la në arrest shtëpie në banesën e së ëmës. Arrestimi erdhi edhe pas dëshmisë së bashkëshortit shqiptar i cili u tha hetuesve se i vetmi person që mund t’i helmonte ushqimin ishte bashkëshortja e tij. Në shtëpinë e çiftit, autoritetet gjetën edhe një shiringë me substancë të dyshuar helm, por që është dërguar për ekspertizë.

Vetë 46-vjeçarja, përmes avokatit, i ka mohuar akuzat./TV Klan

Në trend Lajme

Më shumë
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Lajme
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Lajme
Kalo në kategori