LAJMI I FUNDIT:

Moise Kean, ‘mrekullia’ për të cilën është lutur Italia – e nxori familjen nga varfëria kur nënshkroi me Juven, menaxher e ka Raiolan

Moise Kean, ‘mrekullia’ për të cilën është lutur Italia – e nxori familjen nga varfëria kur nënshkroi me Juven, menaxher e ka Raiolan

Azzurët kanë gjetur një golashënues, pasi djaloshi 19-vjeçar Moise Kean, di të shënojë, por së fundmi ai është kthyer në fjalën kryesore të medieve italiane dhe më gjerë, për shkak të kaluarës së tij. 

Roberto Mancini, Giorgio Chiellini dhe Leonardo Bonucci të gjithë thonë të njëjtën gjë: Moise Kean është i destinuar për madhështi.


Nëna e tij e ka njohur atë që kur ai ka lindur. Isabelle thotë se “lindja e tij ishte një mrekulli”.

“Mjekët më thanë se nuk mund të kisha më fëmijë” tregon ajo për Tuttosport.

“Qaja dhe lutesha”.

Pamje nga intervvista e mamasë së Moise Kean

“[Djali im] John gjithashtu më kërkonte një vëlla të vogël”.

“Një natë ëndërrova për Moisen, ai kishte ardhur për të më ndihmuar dhe, katër muaj më vonë, isha shtatzënë”, fillon rrëfimi i saj.

Goli me Italinë

Lutjet e Isabelle ishin përgjigjur. Rreth 19 vjet më pas, ndoshta edhe të Kombëtares Italiane.

Pas dështimit që Azzurrët të kualifikohen në Kupën e Botës, gjë që nuk kishte ndodhur që nga viti 1958 – komuniteti i futbollit italian kërkonte shpëtim, talente të reja për ta udhëhequr një epokë të re suksesi.

Moise Kean në aksion . (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Të shtunën mbrëma në Udine, Kean dhe 22-vjeçari Nicolo Barella u bashkuan me Gianluigi Donnarumma, 20 vjeç, në formacionin fillestar të Italisë për në kualifikueset e Euro 2020 kundër Finlandës, ndërsa edhe adoleshenti Nicolo Zaniolo erdhi në stol në fushë.

Nga të katërtit, rritja e Keanit në dukje është padyshim më e rëndësishmja, për një sërë arsyesh.

Italia ka qarë për një golashënues për vite me radhë. Andrea Belotti nuk duhet gati, ndërsa idoli i fëmijërisë së Kean, Mario Balotelli, mbetet një enigmë.

Italia . (Photo by Claudio Villa/Getty Images)

Ciro Immobile udhëhoqi vijën e sulmit kundër Finlandës – pavarësisht faktit se ai nuk kishte shënuar në nëntë paraqitjet e fundit për Azzurët.

Në stol ishte 36-vjeçari Fabio Quagliarella. Sulmuesi i Sampdorias, ndoshta duhet të kishte filluar, duke pasur parasysh se është sensacion në Serie A këtë sezon, por mendja e trajnerëve ishte te Kean.

Italia fitoi 2-0. Barella kishte hapur ndeshjen, ndërsa më vonë i riu i Juventusit, u bë golashënuesi i dytë më i ri në histori të futbollit italian.

Festa e golit të Moise Kean . (Photo by Claudio Villa/Getty Images)

Mbajtësi i rekordeve, Bruno Nicole, ishte vetëm 18 vjeç kur shënoi dy herë për Italinë në një barazim 2-2 me Francën në vitin 1958.

Do të ishte një surprizë e madhe nëse historia përsëritet, pasi Kean do të startojë me shumë gjasa edhe sot ndaj Lihtenshtajnit.

“Të gjithë janë të çmendur pas Kean”, shkruante Tuttosport të hënën në mëngjes.

Paraqitja e Kean nuk është vetëm një gjë pozitive për ekipin kombëtar; është një gjë pozitive për një komb.

Moise Kean . (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)

Edhe mediumet e tjera si Gazzetta dello Sport dhe Corriere della Sera kishin zgjedhur ta hapnin faqen e parë me sulmuesin e ri me prejardhje nga Bregu i Fildishtë.

Kean ka treguar se ka një frikë, mes asaj që do të thotë të jesh italian, duke mos e harruar ngjyrën e lëkurës.

“Unë jam një qytetar italian nga lindja. Prindërit e mi kanë qenë këtu për më shumë se 30 vjet”.

Moise Kean si fëmije te Italia U17 . (Photo by Giuseppe Bellini/Getty Images)

“Më vjen keq, por jemi të gjithë në të njëjtin vend dhe nëse jetojmë këtu, duhet të trajtohemi si italianë”, ka thënë ai menjëherë pas golit ​​të tij në Udine.

Mamaja e tij tregon se si Kean e nxori familjen nga varfëria

Isabelle Kean, mamaja e lojtarit mbërriti në vitin 1990 nga Bregu i Fildishtë në Itali.

Ajo tregon se sa e vështirë ishte jeta e saj para se Moise të nënshkruante kontratë profesionale me Juve.

“Nuk kishim shumë para që të vinin në Torino. Kam punuar në një objekt trajtimi dhe shpesh kam bërë ndërrime të natës”.

“Pastaj, një ditë, Moise më thirri në orën 5:30 në mbrëmje. Unë do të punoja në Nizza Monferrato. Unë u frikësova; Mendova se diçka i kishte ndodhur atij”.

“Në vend të kësaj ai më thotë, ‘Mami, kam një befasi për ty”.

“Unë u përgjigja:” Mos më thuaj që Juve nuk ka nënshkruar me ty”.

“Ai tha:” Jo, mama, unë kam nënshkruar! Ti nuk ke nevojë të punosh dhe do të vish të jetosh me mua në Torino”.

Ai shënon shpesh me Juven . (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)

“Suksesi i Moise ka shlyer të gjitha sakrificat që kam bërë në të kaluarën”, tregon ajo, duke e falënderuar edhe klubin bardhezi që e ka ndihmuar djalin e saj në çdo aspekt.

Ai menaxher e ka të mirënjohurin Mino Raiola dhe paratë nuk do të jenë problem për të.

Shpresa tani është se, suksesi i vazhdueshëm i Kean mund të luajë rol të vogël në krijimin e një të ardhmeje më të ndritur – për të gjithë italianët. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

La Liga
Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Xhudo
Kalo në kategori