LAJMI I FUNDIT:

Mogherini: BE nuk do ta pranojë kurrë aneksimin rus të Krimesë

Mogherini: BE nuk do ta pranojë kurrë aneksimin rus të Krimesë

Bashkimi Evropian kurrë nuk do të pranojë aneksimin e Krimesë, është bërë e ditur të premten me rastin e tre vjetorit të aneksimit joligjor rus të kësaj pjese të Ukrainës.

“Bashkimi Evropian përsërit se nuk do të njohë dhe do të vazhdojë të gjykojë këtë shkelje të drejtës ndërkombëtare. Kjo mbetet sfidë direkte për bashkësinë ndërkombëtare me pasoja të rënda për rendin juridik ndërkombëtar, i cili mbron sovranitetin unik të të gjitha shteteve”, ka deklaruar shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini.