LAJMI I FUNDIT:

Moggi: Interi, favoriti kryesor për Scudetto  

Moggi: Interi, favoriti kryesor për Scudetto  

Ish-menaxheri i përgjithshëm i Juventusit, Luciano Moggi, beson se Interi është favoriti kryesor për të fituar Scudetton apo titullin e Serie A këtë sezon.

Interi qëndron vetëm dy pikë prapa Napolit në krye të Serie A pas 10 fitoreve dhe asnjë humbjeje në 13 ndeshjet e para.


Megjithatë, sipas ish-menaxherit të përgjithshëm të Juventusit, Moggi, Interi është favoriti kryesor për ta fituar Scudetton.

Interi nuk gabon në Cagliari: Zikaltrit lider në Serie A, Icardi i prin listës së golashënuesve (Foto/Video)
Lexo po ashtu Interi nuk gabon në Cagliari: Zikaltrit lider në Serie A, Icardi i prin listës së golashënuesve (Foto/Video)

Moggi e favorizon klubin zikaltër pasi nuk luan këtë sezon në garat evropiane dhe forma e Mauro Icardit i bën ata favorit për titulli këtë sezon.

Luciano Moggi, ish-menaxheri i përgjithshëm i Juventusit

“E shoh Interin si më favorit se të gjitha ekipet e tjera në këtë Ligë, sepse ata nuk janë në Evropë dhe Spalletti ka ringjallur këtë ekip”, ka thënë fillimisht Moggi për Radio Crc.

“Unë mendoj se Interi është ekipi që mundet ta fitoj titullin sepse ata kanë një sulmues që gjithmonë mund të shënojë”, përfundoi ish-drejtuesi i Juves.

Konfirmohet përfundimisht përjashtimi përjetë i Moggit nga futbolli
Lexo po ashtu Konfirmohet përfundimisht përjashtimi përjetë i Moggit nga futbolli

Kjo deklaratë mund të mos iu pëlqej aspak tifozëve të Juventusit, por Moggi ka favorizuar Interi dhe Napolin edhe në ndeshjet derbi ndaj Bianconerëve që luajnë në dy xhirot e ardhshme.

Ndryshe, Moggi ishte për shumë vite drejtues i Juventusit, por i ndanë udhët me Zonjën e Vjetër pas dënimit me pesë vite mos veprim në futboll pas skandalit të njohur Calciopoli, i cili ia mori dy tituj Juventusit dhe i dërgoi në Serie B. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori