Modric: Nuk më kishte shkuar kurrë ndërmend se mund ta fitoja Topin e Artë në epokën e dy "bishave"

Në pjesën e tretë të intervistës së madhe me Luka Modric në emisionin e trajnerit Slaven Bilic, kapiteni i ekipit kombëtar kroat të futbollit foli hapur për momentet që shënuan karrierën e tij - nga roli i tij si lider në fushë dhe marrëdhënia e tij me ish-shokët e ekipit, ekipin kombëtar, deri te fitimi i Topit të Artë.
I pyetur nëse e kishte menduar ndonjëherë se mund ta fitonte Topin e Artë, Modric tha se nuk e kishte menduar asnjëherë sidomos në epokën e dy yjeve të mëdhenj si Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.
“Sinqerisht?! Kurrë. Jo sepse nuk besoja se e meritoja, por thjesht, po luan në epokën e dy 'bishave', Cristiano dhe Messi, të cilët nuk lejojnë askënd t'i afrohet: gola, asistime, trofe, sido që ta shikosh”, ka thënë fillimisht Modric.
“Nuk më shkoi kurrë ndërmend. Për mua, çmimet kolektive, trofetë kolektivë ishin gjithmonë përpara atyre individualë”.

Megjithatë, kur mori vesh se kishte fituar Topin e Artë, futbollist i madh kroat tha se ishte një nga momentet më të bukura në karrierën e tij.
“Kur shikon se cilët lojtarë e kanë fituar atë - dhe të jesh një nga 'ata' është diçka e pabesueshme”, përfundoi mesfushori i Milanit. /Telegrafi/



















































