LAJMI I FUNDIT:

Moderatori Enis Ujkani tregon se cili ekip dëshiron të fitojë në spektaklin “Super Sfida” (Video)

Moderatori Enis Ujkani tregon se cili ekip dëshiron të fitojë në spektaklin “Super Sfida” (Video)

Këtë të diele çerekfinalja në “Super Sfida”, të gjithë para ekranit duke pritur garën e madhe në Super Sfida, në garë janë ekipi PowerRanger që përbehet nga Meriton Mjekiqi – moderator dhe model, Arjola Demiri – aktore, Enur Pakashtica – moderator dhe këngëtar që do të garojnë kundër ekipit Batmenat që përbehet nga këngetari Fajti, Molika Maxhuni – aktore, Migjen Caka – montazher dhe aktor

Shkuesit e presin me pa durim këtë të diele 20:10 sepse në çerekfinale gara është shumë interesante rritet drama dhe tensioni, emocioni është i madh, dëshira është shumë e madhe për fitore nga të dy ekipet dhe ekipi që fiton shkon në gjysmë finale deri më tani të dy ekipet kanë bërë lojë shumë të mirë dhe kanë treguar dëshirën e madhe për të shkuar në finale, gjithashtu pritet që edhe lojërat të jenë më dinamike, me interesante por edhe më të lodhshme për garuesit.


Moderatori Enis Ujkani thotë se jemi përgatit shumë me lojëra që të sjellim sa do pak ndonjë lojë të re atraktive, por ne ekipi jemi shumë në stres në çerekfinale pasi që duhet të mundohemi që me çdo detaj të i mendojmë lojërat te dalin bukur, të krijojnë show, dramë, emocion, humor por dhe evitimin e gabimeve pasi që gara në çerekfinale është shumë e ndjeshme për garuesin që humbë garën,çdo gabim eventual humbësi gjithmonë mendon se po bëhet me qëllim për të humbur, ne mundohemi në maksimum të jemi korrekt me çdo ekip por ka raste kur ndonjë garues bënë ndonjë gabim në lojëra ndonjëherë me qëllim ndonjëherë pa qëllim por ndodhë edhe nga unë si Moderator të japë ndonjë shpjegim gabim të lojës dhe humbësi menjëherë e mendon se është qëllimisht dhe pastaj gjithmonë fajtor është Moderatori dhe ekipi i produksionit.

“Unë personalisht kamë dëshirë të fitoj ekipi që përkushtohet më shumë, që prodhon show, që sjellë humor që është më atraktiv për shikuesit por mundohem të mos vërehet nga ekipi tjetër dhe shikuesit por ka raste kur shikuesit e kuptojnë se cili ekip është favorit për mua, por pavarësisht se cili ekip favorit është për mua lojërat janë gjithmonë korrekt dhe e bukura e këtij spektakli është që unë nuk kamë se si ti ndihmoj por as dikush nga stafi jonë s’ka se si ti ndihmoj secili garon për vete, edhe sikur unë të garoj për ndonjë ekip nuk do të thotë që e kamë të sigurt të i fitoj lojërat”, ka thënë Ujkani. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Kourtney Kardashian tregon linjat e saj të mahnitshme pas lindjes, me bikini shumëngjyrëshe në plazh

Kourtney Kardashian tregon linjat e saj të mahnitshme pas lindjes, me bikini shumëngjyrëshe në plazh

Magazina
Oriola Marashi pozon nudo, në fotografitë e fundit në Instagram

Oriola Marashi pozon nudo, në fotografitë e fundit në Instagram

Magazina
Besa Rraqi,

Besa Rraqi, "nusja" kerçovare e haxhisë së Bashkallajkit

Magazina
Kalo në kategori