LAJMI I FUNDIT:

Moderatorët shqiptarë “personalizojnë” programet tyre (Foto)

Moderatorët shqiptarë “personalizojnë” programet tyre (Foto)

Kemi vënë re që kohët e fundit moderatoret shqiptare nuk po lodhen aspak për të gjetur emra formatesh televizive, por kanë zgjedhur që si emër të formatit që drejtojnë të mbajnë emrat e tyre.

Lajmet e fundit nga yjet seksi shqiptare (Foto/Video)
Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga yjet seksi shqiptare (Foto/Video)


Ka qenë fillimisht Rudina Magjistari, ajo që zgjodhi emrin e saj për programin e ri në Tv Klan. Takimi i pasdites, programi që është drejtuar vite prej saj (duke bërë dhe autoren e tij), në këtë sezon mban emrin “Rudina” dhe vjen në orarin 17:00 në Klan. Pra këtë herë kemi një program 100% Rudina, duke mbajtur gjithashtu edhe emrin e saj.

#RUDINA #rudinamagjistari #TVKLAN

A post shared by RUDINA (@rudinamagjistari) on Mar 8, 2017 at 10:25am PST

Por një tjetër kolege e Magjistarit do të sjellë një program të ri në Klan. që mban emrin e saj së shpejti në Klan. Alketa Vejsiu frymëzuar nga James  Corden, po përgatitet për programin e radhës i cili do të mbajë emrin “Road Trip” me Alketën. Këtë herë moderatoren e njohur, nuk do ta shohim të veshur me xixa dhe fustane në skenë, por në një format me sportiv duke intervistuar personazhe në makinë.

Një tjetër moderator i njohur shqiptar ka zgjedhur t’i personalizojë programet e tij. “6 ditë me Ermalin” (sezonin e kaluar e Digitalb) dhe “Xing me Ermalin”, aktualisht në Klan Tv janë dy nga emisionet e humoristike që drejtohen nga komediani, Ermal Mamaqi.