LAJMI I FUNDIT:

Modelja Katie Price e falimentuar, shmang sërish gjykatën ndërsa grumbulloi borxh prej 3.7 milionë eurosh

Modelja Katie Price e falimentuar, shmang sërish gjykatën ndërsa grumbulloi borxh prej 3.7 milionë eurosh

Katie Price ka shmangur një seancë gjyqësore për të gjashtën herë ndërsa një gjykatës përpiqet të sjellë një fund në rastin e saj të falimentimit.

Ylli televiziv duhej të paraqitet para gjykatës muajin e kaluar teksa lufton të shpëtojë shtëpinë e saj të quajtur Mucky Mansion, shkruan The Sun.


Seancës së planifikuar para një gjykate falimentimi në Londër i është ndryshuar data për në fund të prillit. Katie, 45 vjeçe, ka shmangur gjykatën prej muajsh pasi rasti është shtyrë gjysmë duzine herë që nga nëntori i vitit 2021.

Foto: Dan Jones – The Sun

Ylli televiziv dhe modelja është përfshirë në një luftë për të shpëtuar rezidencën e saj në vlerë dy milionë funte (2.3 milionë euro) në Sussex pasi grumbulloi borxhe prej 3.2 milionë funtesh (3.7 milionë euro).

Në seancën e fundit në shtator, Katie pritej të tregonte para gjykatës se si planifikonte të përmbushte borxhet e saj ose të provonte se pronësia është thelbësore për punën e saj.

Modeles Katie Price i sekuestrohet vetura 'Range Rover' nga policia, pasi e voziti pa patent shofer dhe pa sigurim
Lexo po ashtu Modeles Katie Price i sekuestrohet vetura 'Range Rover' nga policia, pasi e voziti pa patent shofer dhe pa sigurim

Por ndërsa u lidh përmes lidhjes me kamera, ajo filloi një zemërim kundër njerëzve të tjerë në thirrje para se seanca mund të fillonte.

Foto: Intagram

Katie pretendoi se anëtarët e publikut po merrnin screenshot-e të saj për ta “fyer” në “faqe thashethemesh”. Kamerat nuk lejohen në sallën e gjykatës dhe as “screenshot”-et e seancave online nuk lejohen, dhe çdo person që kapet duke bërë këtë përballet me mundësinë e burgut.

Në atë kohë, ajo i tha gjykatësit: “Fotografia juaj tashmë është vendosur në këtë faqe thashethemesh dhe ata po flasin për të. Niveli im i ankthit ka shkuar lart. Ka njerëz këtu që nuk duhet të jenë. Unë po mbroj veten ashtu si dhe ju”.

Pas operacioneve të shumta plastike që ka kryer në trup, Katie Price paralajmërohet nga mjekët për rrezikun që i kanoset
Lexo po ashtu Pas operacioneve të shumta plastike që ka kryer në trup, Katie Price paralajmërohet nga mjekët për rrezikun që i kanoset

Një grua që ndoqi seancën online i tha gjykatës se ajo ishte thjesht një anëtar i interesuar i publikut, duke shtuar: “Unë nuk kam vendosur asnjë ‘screenshot'”.

Foto: PA

Katie iu kthye: “Ju jeni këtu për të më fyer. Unë kam frikë të jem këtu për shkak të këtyre njerëzve. “Ata janë njerëz të tmerrshëm. Unë përjetoj ankth… kam frikë”.

Pastaj Gjyqtari i Nderit, Paul Greenwood urdhëroi të gjithë ata që nuk ishin pjesë e seancës të largoheshin nga thirrja – duke pranuar se kishte humbur kontrollin – dhe se do të ishte private.

E quan veten "veterane të kirurgjisë plastike", modelja Katie Price fotografohet duke dalë nga spitali me fashë në kokë dhe sy të nxirë
Lexo po ashtu E quan veten "veterane të kirurgjisë plastike", modelja Katie Price fotografohet duke dalë nga spitali me fashë në kokë dhe sy të nxirë

Ai tha: “Nuk jam plotësisht i sigurt që mund të ruaj kontrollin e seancës ose vazhdimin e seancës. “Unë do të përjashtoj të gjithë ata që nuk janë palë dhe do të dëgjoj këto udhëzime të shkurtra privatisht. Nuk mund të jem i sigurt që integriteti i seancës nuk po ndikohet nga transmetimi. Për të qenë në gjendje që seanca të zhvillohet, unë do të udhëzoj që të jetë në privat”.

Ai shtoi: “Të gjithë ata që nuk janë palë duhet të largohen nga mbledhja”, ndërsa më vonë shtyu rastin. /Telegrafi/

Foto: Getty Images

Në trend Magazina

Më shumë

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Kim Kardashian bën një paraqitje mahnitëse, teksa modelon për markën e saj “SKIMS”

Kim Kardashian bën një paraqitje mahnitëse, teksa modelon për markën e saj “SKIMS”

Magazina
Bleona Qereti shkëlqen në Hollywood: Flet në gjuhën shqipe në filmin

Bleona Qereti shkëlqen në Hollywood: Flet në gjuhën shqipe në filmin "Chief of Station"

Magazina
Kalo në kategori