Modelja Brooks Nader shijon pushimet në Kroaci - mbërriti në Dubrovnik me një jaht luksoz


Modelja dhe aktorja amerikane, Brooks Nader, po kalon disa ditë pushimi në Kroaci, ku është vendosur në bregdetin e Adriatikut, më saktësisht në Dubrovnik.
Edhe pse nuk e ka zbuluar drejtpërdrejt vendndodhjen në Instagram, nga fotografitë e publikuara kuptohet se ajo po viziton qytetin e vjetër të Dubrovnikut.
Nader është parë duke shëtitur në rrugicat historike të qytetit dhe pranë katedrales.

Ajo ka tërhequr vëmendje edhe me mënyrën luksoze të udhëtimit, pasi në Dubrovnik mbërriti me jaht.
Në rrjetet sociale publikoi pamje nga brendësia e mjetit lundrues si edhe peizazhin e detit që e priste çdo mëngjes.

Ende nuk dihet se cili do të jetë destinacioni i saj i radhës pas qëndrimit në Kroaci.
Brooks u bë e njohur pasi fitoi garën 'Sports Illustrated Swimsuit Search', duke nisur më pas një bashkëpunim të suksesshëm me revistën e njohur sportive.

Krahas karrierës si modele, është angazhuar edhe në projekte televizive dhe reality shou.
Së fundmi, ka siguruar një nga rolet kryesore në versionin e ri të serialit 'Baywatch', që po përgatitet nga 'Fox Broadcasting Company'. /Telegrafi/





















































