LAJMI I FUNDIT:

MKRS ndal vërtetimet e sponsorizimit për federatat e pa licencuara, FFK thotë se jemi në fazë të licencimit

MKRS ndal vërtetimet e sponsorizimit për federatat e pa licencuara, FFK thotë se jemi në fazë të licencimit

Sot gjatë ditës kishte lajme se asnjë federatë e palicencuar sportive dhe klub i këtyre federatave nuk do të marrë vërtetim për sponsorizime.

Këtë gjë e ka rekomanduar të mërkurën Komisioni Vlerësues për Licencim të Federatave Sportive të Kosovës për Komisionin për Shqyrtimin dhe Vlerësimin e Kërkesave për Lëshimin e Vërtetimeve për Sponsorizim në Fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, konkretisht në fushën e sportit, shkruan Koha.

Donatorët e klubeve sportive nuk do të mund të llogarisin në lehtësimet që i ofron Ligji për Sponsorizim për ta për federatat që nuk janë licencuar ende.

Ka disa federata që ende nuk janë licencuar dhe për këtë gjë Telegrafi i ka shkruar MRKS-së, por ende nuk ka marr përgjigje.

Ministria e Sportit nuk i ka licencuar ende disa federata, përfshirë këtu edhe federatën më të madhe sportive në vend, FFK-në.

Fidan Shatri, kryetar i Komisionit për Licencimin e Federatave Sportive në Kosovë, nuk e specifikon afatin që i është dhënë FFK-së, derisa insiston se vendimi i MKRS-së është i prerë: asnjë klub s’mund të përfitojë nga Ligji për Sponsorizim derisa Federata përkatëse nuk është e licencuar.

“Federatës së futbollit të Kosovës i është dhënë një afat për përmbushjen e kritereve dhe disa pikave plotësuese për licencim në MKRS. Jemi në pritje të dorëzimit të këtyre dokumenteve. Asnjë klub nuk mund të përfitojë nga Ligji për Sponsorizim pa qenë e licencuar Federata përkatëse”, tha Shatri për Gazetën Express.

FFK: Jemi në proces të licencimit

Në anën tjetër FFK ka reaguar pas lajmeve që kjo federatë nuk është licencuar, duke thënë se janë në proces të licencimit dhe nuk kanë marr asnjë vendim për moslicencimin e tyre.

Sipas FFK-së, ata kanë aplikuar me kohë, ndërsa kanë marr përgjigjjje për dokumente shtesë për cka kanë konfirmuar MKRS-në se do t’i dërgojnë brenda afatit.

“Federata e Futbollit e Kosovës demanton lajmin e publikuar në media të caktuara për kinse moslicencim. FFK njofton opinionin se nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nuk ka asnjë vendim lidhur me refuzim të aplikimit për rilicencim”.

“FFK ka aplikuar në afatin e paraparë dhe i ka bashkëngjitur me kohë dokumentet e kërkuara nga Komisioni Vlerësues për Licencim të Federatave Sportive (KFLFS). Nga ky komision kemi marrë përgjigje për disa dokumente shtesë dhe menjëherë e kemi informuar se do t’i plotësojmë këto dokumente brenda afatit të caktuar”.

“Ndonëse ka tendenca nga individë të caktuar, tashmë të njohur për FFK-në dhe për opinionin, për ta penguar dhe për të dhënë opinione kundër rilicencimit, nuk ka asgjë të vërtetë sa i përket refuzimit të aplikimit të FFK-së”.

“Gjithsesi, qëndrimin e Ministrisë e jep lidershipi i saj, e i cili deri më tash ka qenë dhe është tejet korrekt dhe profesional në raport me federatën. Pra, nuk ka asgjë të vërtetë nga ajo është publikuar, e që nga individë të caktuar është përhapur me pompozitet në disa media, të cilat ka kohë që njihen për dezinformata ndaj institucionit të futbollit”.

“FFK ka kapacitete për t’i plotësuar të gjitha kushtet ligjore të kërkuara me aktet ligjore në Kosovë për rilicencim dhe plotësimin e kërkesave nga rregullativa e UEFA-s e FIFA-s”.

“Në ditë në vijim presim që ky proces të përmbyllet sa më shpejt, në mënyrë që të mos u lihet hapësirë dezinformatave të tilla”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Kalo në kategori