LAJMI I FUNDIT:

MKRS cakton vlerën e koeficientit, 5.5 milionë euro mbështetje për federatat sportive

MKRS cakton vlerën e koeficientit, 5.5 milionë euro mbështetje për federatat sportive

Ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku, ka caktuar të enjten vlerën financiare të koeficientit për kategorizimin e federatave në sportet kolektive dhe individuale.

Vlera e koeficientit është 3 mijë euro dhe ajo është shumëzuar me pikët e fituara në kategorizim, duke u caktuar shuma e përkrahjes për federatat sportive.


Vlera e koeficientit është e njëjtë për të gjitha kategoritë, ndërsa dallimin e kanë bërë pikët.

MKRS publikon renditjen e re të kategorizimit të federatave, futbolli dhe basketbolli bien në Kategorinë B
Lexo po ashtu MKRS publikon renditjen e re të kategorizimit të federatave, futbolli dhe basketbolli bien në Kategorinë B

“Ministri Çeku ka nënshkruar sot vendimin për caktimin e vlerës financiare të koeficientit për kategorizimin e federatave në sportet kolektive dhe individuale.  Vlera e koeficientit për vitin 2024 është 3000 euro për të gjitha federatat sportive të licensuara”.

“Vlera e mbështetjes financiare bazë të federatave sportive për vitin 2024 është 5,539,695.00 euro. Kjo reflekton rritje prej 53% në krahasim me vitin 2023, ndërsa 110% në krahasim me vitin 2022”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.

Federata më mirë e ranguar është e xhudos, që do të përkrahet gjatë vitit 2024 me 340 mijë e 710 euro.

FHK do të marr 263.400 euro, ndërsa FVK do të marr 255 600 euro.

MKRS nuk ndryshon mendim, futbolli dhe basketbolli mbesin në Kategorinë B
Lexo po ashtu MKRS nuk ndryshon mendim, futbolli dhe basketbolli mbesin në Kategorinë B

FFK si e para në kategorinë B do të përfitojë 250500 euro, ndërsa e ajo e boksit 249600 euro, përafërsisht kaq do të fitojë edhe FBK me 241 950 euro.

Më poshtë e gjeni listën e MKRS-së me përfitimet financiare që do t’i kenë federatat gjatë vitit 2024. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori