LAJMI I FUNDIT:

Mjeku i ri i Kombëtares, drejtori i klinikës së Juventusit

Mjeku i ri i Kombëtares, drejtori i klinikës së Juventusit

Gianluca Stesina është prezantuar sot si mjeku i ri i kombëtares shqiptare të futbollit, ku do të vërë në dispozicion eksperiencën e tij për të ndihmuar kuqezinjtë jo vetëm personalisht, por edhe nëpërmjet qendrës “J-Medical” e cila i përket klubit kampion të Italisë, Juventusit.

Edhe pse mjaft i ri në moshë, vetëm 42 vjeç, mjeku që zëvendësoi Arben Çelikun i cili u largua pas eksperiencës kuqezi në Evropian, ka punuar prej më shumë se një dekade në dy prej klubeve më të njohura në Itali, Torinon dhe Juventusin.


“Është një aventurë e re. Me thirri trajneri De Biasi, trajneri i parë që kam pasur si profesionist, e që 10 vjet më parë besoi tek unë. Jam shumë i kënaqur që filloj këtë eksperiencë të re. Shpresoj të jem në lartësinë e duhur, për të ndihmuar Kombëtaren dhe trajnerin që të arrijmë rezultate të mira”.

De Biasi publikon listën, befasi të mëdha në të
Lexo po ashtu De Biasi publikon listën, befasi të mëdha në të

“Gjithashtu shpresoj që futbollistët të kenë pak nevojë për mua, pasi kjo është gjëja më e mirë. Tani do të nisim këtë eksperiencë, të kuptojmë me stafin e trajnerit se për çfarë ka nevojë. Federata ka një kontratë me “J-Medical” dhe shpresojmë të jemi të dobishëm për përmirësimin psiko-fizik të përfaqësueses së Shqipërisë”, u shpreh Stesina në një prononcim për “SuperSport”.

mjeku 1

“Nëse do të ketë lojtarë të përfaqësueses që do të kenë probleme, Federata mund të vendosë që të na i besojë rehabilitimin e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme. Në qendrën tonë kemi të gjithë qendrën diagnostikuese: rezonancën apo rrezet X, specialistët më të mirë në Torino për pjesën ortopedike, pastaj kemi palestra dhe pishina për rehabilitimin, me aparaturat më të mira në qarkullim”.

“Kjo për mua është dita e parë, por vij me entuziazmin që kam shfaqur në të gjitha eksperiencat e mëparshme. Dua të jap kontributin tim për trajnerin dhe stafin dhe shpresoj të bëj një punë të mirë. Shpresoj që të mos ketë dëmtime, sepse kjo do të thotë që lojtarët janë të gjithë në gjendje të mirë, por do të jem gati në momentin kur skuadra do të ketë nevojë për mua”, deklaroi ai.

“J-Medical” cilësohet si një nga strukturat më moderne të mjekësisë sportive në Itali dhe Stesina, aty është në rolin e drejtorit të përgjithshëm sanitar. Kjo do të thotë se De Biasi ka arritur të afrojë një nga ekspertët më të njohur në qarkullim për t’iu bashkuar stafit kuqezi.

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori