LAJMI I FUNDIT:

Mjekët ia nxorën vietnamezit një ngjalë nga stomaku – gjallesa se si arriti atje është një histori e veçantë

Mjekët ia nxorën vietnamezit një ngjalë nga stomaku – gjallesa se si arriti atje është një histori e veçantë

Mjekët nga Vietnami kohët e fundit i shpëtuan jetën një 34-vjeçari, i cili u ankua për dhimbje të mëdha në bark.

Një rast i çuditshëm u regjistrua në provincën Quang Ninh dhe pacienti pësoi dhimbje të tilla sa u urdhëruan menjëherë një ekografi dhe rreze X. Skanimet zbuluan një “objekt të huaj” në bark.


Mjekët nuk mund të kuptonin se çfarë ishte, por panë se kishte shkaktuar perforim të zorrëve dhe peritonit, ku muri i brendshëm i barkut bëhet i fryrë dhe i dhimbshëm.

Ishte e qartë se një operacion ishte i afërt, por mjekët nuk prisnin të nxirrnin një ngjalë të gjallë, 30 centimetra të gjatë!

Pas kësaj, ata duhej të hiqnin një pjesë të zorrëve, një procedurë delikate me rrezik të lartë infeksioni. Për fat të mirë, gjithçka përfundoi pa probleme dhe burri po shërohet.

I pyetur se si mund të kishte përfunduar ngjala në stomakun e tij, 34-vjeçari nuk ka dhënë një përgjigje të qartë dhe mjekët besojnë se ajo ka hyrë nga anusi.

Pastaj u zvarrit në zorrën e trashë, të cilën e gërvishti dhe arriti në stomak. Ajo që i tronditi ekspertët ishte fakti se ajo mbeti gjallë, transmeton odditycentral.

Ne kemi shkruar për një rast të ngjashëm, tronditës në vitin 2023 dhe sigurisht që do të mbetet i regjistruar përgjithmonë në analet mjekësore.

Një grua britanike (64) që jetonte në Australi përfundoi në tryezën e operacionit për shkak të problemeve të rënda shëndetësore dhe mjekët gjetën një krimb të gjallë në trurin e saj. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Britania e Madhe do të zhvillojë raketa lundruese hipersonike me shpejtësi pesë herë më të madhe se shpejtësia e zërit

Britania e Madhe do të zhvillojë raketa lundruese hipersonike me shpejtësi pesë herë më të madhe se shpejtësia e zërit

Botë
Ministritë britanike dalin me deklarata mbi numrin e viktimave ruse dhe meshkujve rusë me aftësi të kufizuara

Ministritë britanike dalin me deklarata mbi numrin e viktimave ruse dhe meshkujve rusë me aftësi të kufizuara

Botë
Kishin vendosur radarë për të penguar funksionimin normal të dronëve ukrainas, pajisja ruse shkatërrohet pikërisht nga një fluturake pa pilot

Kishin vendosur radarë për të penguar funksionimin normal të dronëve ukrainas, pajisja ruse shkatërrohet pikërisht nga një fluturake pa pilot

Evropa
Një javë më parë rusët kryen një sulm me tanket e modifikuara në Donetsk, kësaj radhe ukrainasit përgatitën një pritë për ta

Një javë më parë rusët kryen një sulm me tanket e modifikuara në Donetsk, kësaj radhe ukrainasit përgatitën një pritë për ta

Evropa
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Kalo në kategori