LAJMI I FUNDIT:

Mjekët amë në Maqedoni: Po ndjehemi të pasigurt

Mjekët amë në Maqedoni: Po ndjehemi të pasigurt

Shoqata e mjekëve privatë amë kanë kërkuar që të miratohen ligjet e reja me të cilën do të kishte më shumë mbrojtje për personelin mjekësor. Kjo vjen pas vrasjes së mjekut Aco Trpovski i cili u gjet i vdekur në një parking para poliklinikës “Zhelezara” në Shkup.

“Pres që organet të ndjekin dhe të na tregojnë se çfarë po ndodh. Ndjehemi të pasigurt…Të gjithë kemi pacientë me probleme psiqike, pacient që janë të varur. Dëshirojmë hapësirë dhe rajon të sigurt që të punojmë”, tha kryetarja e Shoqatës, Lipija Çolakova Dervishova.


Ajo tha një gjest i tillë i dhunës nuk duhet të përsëritet. Bëjë thirrje që të mbrohet çdo punëtorë në shëndetësi, pa marrë parasysh bëhet fjalë për motër medicinale apo mjek./Telegrafi/