LAJMI I FUNDIT:

“Mjekësia popullore”, vitiasi tregon si e mori përvojën nga babai për përgatitjen e “ujit shërues” për plagë dhe djegie

Qytetari, Shefqet Nura (mjek popullor) nga Lubishta e Vitisë thotë se për vite me radhë prodhon një bar (ujë shërues) për shërimin e plagëve në trup si dhe kundër djegieve. Ai thotë se këtë zanat e ushtron që 40 vjet, pasi babai e babagjyshi i tij ia lanë si trashëgimi recetën sekrete të këtij bari (uji shërues).

Nura në një intervistë për Telegrafin tregoi se si i merr shumë kohë përgatitja e ujit shërues, dhe se këtë punë e bën me shumë dëshirë kur sheh rezultatin pozitiv në shërimin e lëkurës tek njerëzit.

Shefqet Nura, mjek popullor /Foto: Ridvan Slivova/

“Ky zanat me siguri i ka afër 100 vjet. Babë-gjyshi e ka punu, mandej baba, e pas tij e kam marrë unë si përgjegjësi që 40 vjet. Se kisha marrë se shumë kohë humbas pas saj, por e kam pas një rast. Një gru ishte përvëluar dhe erdhi te unë. Ia nisi me qajt. Unë s’kisha me i dhanë. Aq keq më erdhi sa jom çu natën, kam dal nëpër mal deri në 05:00 para sabahit kam nejt nëpër mal. Deri i kam gjet drunat, i kam pru te shpia, i kam qëru, i kam shti me i zi i kam ndreq, e mas dy dite ka ardh e ka marr ilaçin dhe ka pas sukses. E prej atëherë kurrë s’ka bo vaki me ardh dikush e mos me pas”, ka thënë Nura.


Shefqet Nura, mjek popullor

Por, si e ka përvetësuar këtë zanat ai?

Nura tha se i ka mjaftuar që të qëndroj gjatë gjithë kohës duke e pa babanë e tij duke e përgatit këtë ilaç që ta mësoj recetën sekrete.

Produktet e prodhuara nga mjeku popullor, Shefqet Nura (kundër plagëve, djegieve, hemorroide dhe vetiligo) /Foto: Ridvan Slivova/

“Kam nejt me babën, e kam këqyrë duke e punu, e kam këqyrë duke e ndreq. Tani babë-gjyshi vet e ka shti dorën e vet dhe e ka përvëlua sefte, me provua që a po bën, a s’po bën? E, jo me i marr n’qaf njerëzit e veç me ia dhanë ‘hajt se ky është ilaç dhe u kry, jo’. Ai e ka djeg dorën e vet. Tani mas atij e kena trashëgu këtë zanat”.

Mjeku popullor, Shefqet Nura duke treguar rastet e shërimit tek njerëzit pas djegieve në lëkurë /Foto: Ridvan Slivova/

“Me këtë ujë shërues veç ai person që nuk don me pranu realitetin se kam raste shumë…për çdo varrë (plagë), e jo veç për djegie. Nëse rrëzohet dikush e vritet ose mu pre, pa marrë parasysh veç me ly me të, shenj nuk i mbetet”, u shpreh Nura.

Nura tregoi se ky zanat nuk është i lehtë dhe i merr shumë kohë.

“Duhet me dal ma së pakti 10 ditë a dy javë nëpër mal, që me pas material për me bo ujin shërues. E dy muaj e më tepër me e zi, me nejt të shporeti me zi”, tregoi ai.

Por, mjeku popullor pretendon se pos këtij uji shërues për plagë e djege, ai përgatit dhe dy ilaçe tjera atë për hemorroide dhe vitiligo.

“E për hemorroide, edhe këtë e ka pas nis baba. Një kohë të gjatë se kam pas punu as këta. Por, dikur apet u desht, me vinte keq nga njerëzit. Ka pas sukses. Edhe për vitiligo, e kam zbulu vet. Dy tri vet mu kanë lajmëru në telefon që kanë pas sukses…”, tha ndër të tjera Nura.

Foto: Ridvan Slivova
Foto: Ridvan Slivova
Foto: Ridvan Slivova

Në trend Lajme

Më shumë
Gazmend Muhaxheri i falë personat që e sulmuan, ndërmjetësues u bë Xhavit Haliti

Gazmend Muhaxheri i falë personat që e sulmuan, ndërmjetësues u bë Xhavit Haliti

Lajme
“Nuk kam qenë e dashura e tij, më përndiqte” – rrëfehet gruaja e plagosur në Korçë

“Nuk kam qenë e dashura e tij, më përndiqte” – rrëfehet gruaja e plagosur në Korçë

Lajme
Dështimi i konkurseve për gjyqtarë e prokurorë serb, kërkohet zgjidhje politike

Dështimi i konkurseve për gjyqtarë e prokurorë serb, kërkohet zgjidhje politike

Drejtësi
Haradinaj: S’kam dashni të madhe ndaj PDK-së e LDK-së, por duhet ta heqim Kurtin nga pushteti

Haradinaj: S’kam dashni të madhe ndaj PDK-së e LDK-së, por duhet ta heqim Kurtin nga pushteti

Politikë
Gjendet 7-vjeçari që humbi në një mal të Novobërdës

Gjendet 7-vjeçari që humbi në një mal të Novobërdës

Lajme
Peshkaqeni “fantazmë” i zbuluar në brigjet e Shqipërisë, mahnit botën

Peshkaqeni “fantazmë” i zbuluar në brigjet e Shqipërisë, mahnit botën

Lajme
Kalo në kategori