eksperti-banner

Skuadra e forcave speciale, thuajse gjithmonë përbëhen nga gjenitë elitë, të stërvitur për të përballuar dhe zgjidhur çdo situatë. Megjithatë, rrallë ndodh që pjesë e tyre të jenë edhe femrat.

Pjesëtarja e një skuadre të njësisë speciale në Kinë, është regjistruar teksa ç’armatos për disa sekonda një person, i cili qëndronte në rrugë, i armatosur me një thikë, përcjell Tema.


Ngjarja është filmuar nga kalimtarët, të cilët ishin bllokuar në trafik për shkak të personit të armatosur, ndërsa është dashur ndërhyrja e anëtares së forcave speciale, për ta neutralizuar personin.