eksperti-banner

Një therje me thikë ka ndodhur dje në fshatin Hallaq i Madh të Lipjanit ku një i mitur ka therur një moshatar të tij.

Policia raporton se e ka arrestuar të dyshuarin.


Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKU në Prishtinë.

Mjeti i dyshuar, thika është konfiskuar ndërsa me urdhër te prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.