Hedh granatë dore në një oborr të një shtëpie në Deçan, i dyshuari gjendet në kërkim policor

Foto: Arkiv

Një person ka raportuar se i dyshuari kishte hedhur një grantë dore në oborrin e shtëpisë së tij.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 09.06.2026 rreth orës 05:39, në Deçan.
Tutje bëhet e ditur se përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.
Ndërkaq, i dyshuari gjendet në kërkim policor.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte hedhur një granatë dore në oborrin e shtëpisë së tij. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar. I dyshuari gjendet në kërkim policor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
2 orë më parë




































