Arrestohet i dyshuari për me katër urdhëresa gjykate në Prishtinë


Policia e Rajonit të Prishtinës, po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale.
Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur një person është arrestuar nën dyshimin "Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge dhe falsifikim i parave".
"Një nga këto operacione u realizua mbrëmë nga zyrtarët policorë të stacionit të Fushë Kosovës, të cilët arritën të arrestojnë personin e kërkuar për veprat: Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge dhe falsifikim i parave", thuhet në njoftim.
Po ashtu në njoftim thuhet se i dyshuari me inicialet A.S, i cili konform urdhëresave të gjykatës, është dërguar në vuajtje të dënimit. /Telegrafi/





































