Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është i arrestuar një person, pasi i njëjti dy ditë radhazi, brenda objektit shkollor ka hedhur sprej.

Rasti ka ndodhur në Mitrovicë, në gjimnazin “Frang Bardhi”.

Si pasojë e helmimit nga spreji, dy nxënëse të shkollës janë alivanosur dhe janë dërguar për tretman mjekësor, thuhet në raportin e Policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/