LAJMI I FUNDIT:

Mitrovica in Fest “Festivali Tradicional i Komedisë” sonte në natën e tretë të edicionit të saj të 10+1.

Mitrovica in Fest “Festivali Tradicional i Komedisë” sonte në natën e tretë të edicionit të saj të 10+1.

Festivali Tradicional i Komedisë ‘Mitrovica in Fest’, për dy netë radhazi mblodhi dashamirët e artit në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë, atmosfera që na përcolli brenda teatrit, duke bashkëndje komedi dhe rrëfime komike nga artistë të vecantë secili në mënyrën e tij bëri që Mitrovica të ketë një ngjyrë tjetër këto ditë të festivalit.

Sonte në natën e tretë “Mitrovica in Fest” do të ndalet tek shfaqja nikoqire. Teatri i Mitrovicës “Muharrem Qena” do të prezentohet me shfaqjen “Komedi e Kuqe” të autores, Albana Muja në regji të Kreshnike Osmanit dhe me lojë të Xhejlane Terbunja, Mehmet Preteni, Njomza Tmava dhe Fisnik Istrefi.

“Komedi e Kuqe” synon të provokoj shikuesin sonte me një temë e cila trajton një perjudhë jete të një çifti Agimes dhe Fisnikut të cilët zgjogdhën të jetojnë në Gjermani, megjithëse supozohet në një jetë stabile të çiftit, na del të jetë diçka tjetër.

Me anë të komikes, çifti vihet në sprova që shfaqin mungesën e lumturisë së tyre, për vite të tëra të bashkëjetesës.

Edhe më në dukje, vihet ky fakt, pasi Fisniku kinse për të fituar një shumë të caktuar të hollash, vendos të martohet me një vajzë nga Kosova, duke i mundësuar kështu asaj, leje qendrimin në shtetin gjerman. Ardhja e kësaj vajze të quajtur Rilindje, e cila është e detyruar të jetojë me çiftin, na jep mundësinë të shohim situata dramatike por gjithashtu arrin të shfaq edhe kthesa dramatike të pa pritura.

Organizatorët e festivalit si dhe gjithë ata dashamirë arti që po frymojnë bashkë me fesivalin këto ditë presin që sonte nga ora 19:30 të bashkohen në komedinë e radhës, por përse jo të vazhdojnë festën ashtu siç po ndodh këto ditë, si asnjëherë tjetër në Mitrovicë.

Festivali u mundësua nga: Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve, KEK, Ministria e Financave, Komuna e Mitrovicës, Jehona.com- Auto pjesë (Autor spare Parts), Viprint (Printing House), Broja Home, Museum Pub, Missini sëeets, Ma Belle, Art Gazi, Nina, Koha Restaurant, Bunjamini.

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Magazina
Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Magazina
Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Magazina
Monika Salihu mes dy melodive: asaj të jetës dhe karrierës -

Monika Salihu mes dy melodive: asaj të jetës dhe karrierës - "Çika e boksierit" flet për muzikën, personalen dhe përkushtimin ndaj fesë

Butrint Avdyli
Kalo në kategori