LAJMI I FUNDIT:

Misajlovski: Zaev zbatoi “pastrim” në parti vetëm që të sigurojë pozicionin e tij (Video)

Misajlovski: Zaev zbatoi “pastrim” në parti vetëm që të sigurojë pozicionin e tij (Video)

Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Vllado Misajlovski sot përgëzoi për fitoren e zgjedhjeve parlamentare të PE, partisë motër PPE-së dhe në të njëjtën kohë i rekomandoi kryeministrit Zoran Zaev të ndiqte vlerat dhe parimet evropiane dhe të jepte dorëheqjen për shkak të gjithë stagnimit në që kalon vendin për dy vitet e fundit.

“Zoran Zaev kreu pastrim brenda partiak vetëm për të siguruar pozicionin në parti, sepse ai e di se po shkon në një opozitë të thellë. Kjo është arsyeja pse ai shkarkon të gjithë ata që mund të jenë kundërshtarë në LSDM. Zoran Zaev gjen gabim në të gjitha, vetëm në vetvete jo. Përveç kësaj, shkarkimet nga funksionet e partisë nuk zgjidh problemet e qytetarëve. Qytetarët janë të pakënaqur me ministrin Spasovski dhe jo me nënkryetarin Spasovski, qytetarët e Shkupit janë të pakënaqur me kryetarin Shilegov dhe jo me nënkryetarin Shilegov”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Oliver Spasovski, Damjan Mancevski, Petre Shilegov dhe Bllagoja Boçvarski janë të paaftë dhe deri më tani në menaxhimin e institucioneve nuk kanë treguar ndonjë rezultat. Kjo është arsyeja pse dorëheqjet duhet të ndiqen edhe nëpër funksionet shtetërore.

Nga atje thonë se Administrata Publike nuk është e detyruar që të durojë kërcënimet e Mançevskit. Të punësuarit në sektorin publik, thotë Misajlovski, meritojnë respekt. Dhe pikërisht për këtë Mançevski duhet të jep dorëheqje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
​Qyteti i Nagoldit në Gjermani kërkon binjakëzim me qytete nga Kosova e Shqipëria

​Qyteti i Nagoldit në Gjermani kërkon binjakëzim me qytete nga Kosova e Shqipëria

Lajme
Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Elfije Boletini
Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Siguri
Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, katër të lënduar

Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, katër të lënduar

Kronika e Zezë
Tragjedi në Greqi, mbytet në det fëmija shqiptar

Tragjedi në Greqi, mbytet në det fëmija shqiptar

Lajme
Kalo në kategori